arrow

news

Universiteti i Teknologjisė nė Tallinn dhe Universiteti “Epoka” nėnshkruajnė marrėveshjen e bashkėpunimit

December 17th, 2014

Universiteti i Teknologjisė nė Tallinn dhe Universiteti “Epoka” nėnshkruajnė marrėveshjen e bashkėpunimit

Universiteti i Teknologjisė nė Tallinn dhe Universiteti “Epoka” nėnshkruajnė marrėveshjen e bashkėpunimit

 Më 20 tetor 2014, Universiteti “Epoka” nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Teknologjisë në Tallinn, Estoni. Ky i fundit është një universitet publik i çelur në vitin 1918 dhe është i njohur në arenën ndërkombëtare si universitet i përkushtuar ndaj kërkimit shkencor dhe si promotor i zhvillimit ekonomik në Estoni.

Universitetin e Teknologjisë në Tallinn është një ndër universitetet më inovative në Europë. Në bashkëpunim me kompanitë dhe universitetet më të njohura në botë (Skype, Microsoft), ai transferon zgjidhjet teknike në praktikë duke ofruar 22 programe studimi ndërkombëtare në gjuhën angleze dhe programe doktorature në fushat: Administrim i Biznesit Ndërkombëtare, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Drejtësi, Inxhinieri të Avancuar.

Marrëveshja në fjalë parashikon programe të shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, aktivitete kërkimore të përbashkëta, leksione dhe ligjërata nëpërmjet internetit, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbime të materialeve akademike dhe informacioneve të tjera, informacione afatshkurtra akademike, programe akdemike të veçanta afatshkurtra, përdorim të materialeve të bibliotekës dhe programe të diplomave të dyfishta.

Për informacione të mëtejshme mbi Universitetin e Teknologjisë në Tallinn klikoni në linkun në vijim: http://www.ttu.ee/

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share