arrow

news

Universiteti Epoka zhvilloi Panairin e Tretė tė Karrierės

April 26th, 2016

Universiteti Epoka zhvilloi sot  Panairin e Tretë Karrierës për studentët e saj. Rreth 50 nga kompanitë më të njohura në Shqipëri morën pjesë në panairin e së martës, të gatshme për të intervistuar të rinj te sapo-diplomuar apo dhe studentë aktual të cilët kërkojnë praktika pune pranë këtyre kompanive. Një event special ku nuk munguan figura të rëndësishme si dhe sipërmarrës të fuqishëm në tregun shqiptar. 
Panairi u hap nga një ceremoni përshëndetëse dhe mirëseardhëse nga Z. Loren Senja, pergjegjes i Zyrës së Planifikimit të Karrierës pranë Universitetit “Epoka” i cili falenderoi të ftuarit që ishin bërë pjesë e këtij organizimi duke theksuar që tradita e mbështetjes maksimale për studentët e tyre vazhdon. E ftuar speciale ishte gjithashtu Menaxherja e përgjithëshme e TIRANA BUSINESS Park Ms. ANNA Stadler e cila theksoji marrdhënien e ngushtë me univeristetin EPOKA  dhe angazhimin e TPB për të rektutuar sa më shumë të rinj.
Gjithashtu i ftuar special ishte edhe  Z. Lorenc Gjoni, drejtor ekzekutiv  i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri  i cili  përshëndeti të ftuarit  në  një fjalim  të veçante. Ai i urojë suksese të gjithë aplikanteve.
 
Video: Tv Klan

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share