arrow

news

Universiteti Epoka vazhdon tė kryesojė renditjen e Universiteteve Shqiptare dhe atyre rajonale

February 12th, 2015

Universiteti Epoka vazhdon tė kryesojė renditjen e Universiteteve Shqiptare dhe atyre rajonale

Universiteti Epoka vazhdon tė kryesojė renditjen e Universiteteve Shqiptare dhe atyre rajonale

CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), grupi më i madh kërkimor publik në Spanjë, ka publikuar në faqen zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë-mujorin e fundit të vitit 2014. Në këtë rankim, si çdo vit janë përfshirë edhe Universitetet Shqiptare.
Renditja si universiteti më i mirë në Shqipëri edhe për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014, është dëshmi e faktit se Universiteti Epoka ka përparësi zhvillimin e qëndrueshëm në punën akademike që nga themelimi i institucionit. Kjo renditje vjen si konfirmim i nivelit të mirë të punës shkencore të botuar nga fakultetet si dhe pasurimi dhe publikimi i informacionit të dhënë nga burimet elektronike të Universitetit.
Renditja botërore për pesë Universitet më të mira në Shqipëri per gjashtëmujorin e dytë 2014:
1. Universiteti Epoka - 4202
2. Universiteti i Tiranës - 6358
3. Universiteti Politeknik i Tiranës - 9535
4. Universiteti Bedër - 10793
5. Universiteti i Luigj Gurakuqi Shkodër – 11109
Sa i përket Universiteteve Shqiptare të rajonit, Epoka sërish rënditet e para, ndërsa pasohet nga Universiteti i Prishtinës 4987, Universiteti i Europës Juglindore (EUJL) 7683 në botë dhe i 4-i në Maqedoni ndërsa Universiteti Shtetëror i Tetovës është rankuar i 12247 në botë dhe i 7-i në Maqedoni.
Kjo renditje përpilohet bazuar në prezencën online së Universiteteve (50%), dhe aktivitetit përmes punimeve shkencore të publikuara në Google Scholar si dhe në revistat shkencore me impakt faktori (50%).
Qëllimi i renditjes është të ndihmojë studentët ndërkombëtarë dhe stafin akademik të përzgjedhin dhe kuptojnë elementet bazë të vlerësimit duke raportuar këto të dhëna në menyrë shkencore.
Renditja e Universiteteve botërore Webometrics është një iniciativë e Cybermetrics Lab, një grup kërkimor i cili i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC),  dhe vlerëson rreth 25.000 institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën.
Linku i renditjes së plotë për Shqipërinë: webometrics.info/en/Europe/Albania

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share