arrow

news

Universiteti Epoka udhėheq projekte ‘COST’ nė Shqipėri

February 17th, 2015

Universiteti Epoka udhėheq projekte ‘COST’ nė Shqipėri

Universiteti Epoka udhėheq projekte ‘COST’ nė Shqipėri

Strategjia e zhvillimit në Universitetin Epoka bazohet në trekendëshin ‘ Edukim, kërkim dhe kontribut ndaj shoqërisë’. Kësisoj, fokus i veçantë i është dhënë përsosmërisë shkencore përmes kërkimit. Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme, Universiteti Epoka, është njohur dhe pranuar tashmë si institucion përfaqësues në 5 programe ‘COST’. 
‘COST’ është korniza ndërqeveritare për bashkëpunimin Evropian në Shkencë dhe teknologji, e cila lejon koordinimin e kërkimit në shkallë kombëtare të financuar në një nivel Evropian. ‘COST’ ka një mision dhe qëllim të veçantë: kontribuon në reduktimin e fragmentimit në investimet kërkimore Evropiane dhe hapjen  e zonës kërkimore Evropiane (ERA) për bashkëpunim në të gjithë botën.
Shqipëria futet në kategorinë ‘vende fqinje’ përsa i përket programeve COST’. Kjo nënkupton që  institucionet e saj mund të ftohen nga Komitetet e Menaxhimit si Vëzhgues  pa të drejtë vote në përputhje me rregullat e programit për bashkëpunim ndërkombëtar. Universiteti ynë, nëpërmjet aplikimit për projektet ‘COST’ synon të përmirësoje statusin e Shqipërisë drejt anëtarësimit me të drejta të plota, në mënyrë që të krijohen dhe stimulohen mundësi të reja brenda ambjentin akademik.
 
Si paraprijës i kërkimit të avancuar multidisiplinor, ‘COST’ luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e ERA’s.  Ajo parashikon dhe plotëson aktivitetet e Programeve Kornizë të BE-së, që përbëjnë një "urë" drejt komuniteteve shkencore të vendeve në zhvillim. Ky program gjithashtu rrit lëvizshmërinë e studiuesve në vendet e Evropës. 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share