arrow

news

Universiteti Epoka synon tė jetė aktor komunitar aktiv nė komunėn Prezė

December 3rd, 2014

Universiteti Epoka synon tė jetė aktor komunitar aktiv nė komunėn Prezė

Universiteti Epoka synon tė jetė aktor komunitar aktiv nė komunėn Prezė

Prof. Dr. Remzi Altin në cilesinë e rektorit të Universitetit Epoka dhe kryetari i komunës Prezë Z. Ahmet Halili janë takuar dhe kanë ndarë ide per projekte të përbashkëta. Në emër të institucioneve që përfaqësojnë dëshira dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe bashkërendim ishin kryefjala e takimit. Ne fund të takimit u shkëmbyen dhurata simbolike.
Preza është një nga fshatrat më të lashtë të Qarkut Tiranë dhe ndodhet në pjesën veri-perendimore të saj. Ajo ka 6755 banorë të vendosur në 7 fshatra. Rreth 1/3 e popullsisë mendohet të mos jetë rezidente pasi ka emigruar. Ndër atraksionet më të rëndësishme është kalaja e vjetër historike që ka nje pamje panoramike mahnitëse dhe vlera turistike. Vlerësohet që kjo kala është ndërtuar në shek. XV nga familja Topiaj.
Preza ka një pozicion kyç në kryqëzimin e rrugëve kombëtare si dhe afërsia me Kryeqytetin, portin e Durresit dhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar në Shqipëri Tirana International Aiport.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share