arrow

news

Universiteti Epoka qendėr rregjistrimi dhe vend testimi pėr provimin e IELTS

November 8th, 2013

Universiteti Epoka, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me me British Council dhe duke filluar nga data 1 nëntor 2013 është bërë qendër e autorizuar regjistrimi dhe vend testimi për provimin IELTS. Në këtë kontekst të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, Universiteti Epoka do të promovojë IELTS tek studentët dhe publikun e gjerë, të ofrojë informacion të nevojshëm për kandidatët e mundshëm për provimin IELTS si dhe të asistojë administrimin e këtij provimi nga stafi i British Council në Shqipëri, të kryejë regjistrimin e kandidatëve për provimin e IELTS-it si dhe të shërbejë si një vend testimi për provimin IELTS.

British Council vlerëson qasjen që Universiteti Epoka ka ndaj gjuhës angleze. Kurrikula dhe mësimdhënia në Universitetin Epoka janë tërësisht në gjuhën angleze. Bashkëpunimi mes Universitetit Epoka dhe British Council do t'u mundësojë studentëve të perfeksionojnë aftësisë dhe njohuritë e tyre të gjuhës akademike angleze. Nga tani e tutje, studentët do të ketë mundësinë të përfitojnë akoma më shumë nga përvoja e gjatë dhe burime të shumta që ofron British Council.

Duke nisur nga muaji nëntori studentët e Universitetit Epoka do të kenë mundësi të përfundojnë studimet universitare, duke patur në CV-të e tyre produktin më të mirë global të njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht, IELTS.

Testimi do të zhvillohet në kushte optimale bazuar nё standardet mё tё mira globale të IELTS, brenda ambienteve akademike tё Universitetit Epoka.

Testi IELTS është konsideruar i vlefshme për përfundimin e studimeve universitare dhe pasuniversitare në Direktivën Nr. 14, datë 28 mars 2011 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë. Tashmë studentët e Universitetit Epoka do të kenë mundësi të përfitojnë nga të të mësuarit të gjuhës angleze  dhe do të mund të japin provimin e IELTS në mjediset e kampusit universitar.

Ju mund të rregjistroheni online dhe të keni mundësi për akses falas tër materialeve studimore të British Council të cilat do ju ndihmojnë në përgatitjet për provimin e IELTS në linkun www.britishcouncil.org/albania

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share