arrow

news

Universiteti Epoka pėrfaqėsohet denjėsisht nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Studimet Ekonomike Sociale 2014 tė mbajtur nė Sarajevė, Bosnje dhe Hercegovinė

April 28th, 2014

Universiteti Epoka pėrfaqėsohet denjėsisht nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Studimet Ekonomike Sociale 2014 tė mbajtur nė Sarajevė, Bosnje dhe Hercegovinė

Universiteti Epoka pėrfaqėsohet denjėsisht nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Studimet Ekonomike Sociale 2014 tė mbajtur nė Sarajevė, Bosnje dhe Hercegovinė

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve organizoi përfaqësimin e Universitetit Epoka në Konferencën Ndërkombëtare për Studimet Ekonomike dhe Sociale, e cila u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar Burch, Sarajevë në datat 24 dhe 25 prill 2014.

Shtatë profesorë të Universitetit Epoka dhe shtatëmbëdhjetë studentë nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative dhe Departamenti i Arkitekturës morën pjesë në këtë konferencë dhe paraqiten me sukses punimet e tyre kërkimore. Studentët e Universitetit Epoka ishin në mesin e pjesëmarrësve më të rinj në këtë konferencë pasi shumica e pjesmarrësve ishin akademikë dhe profesorë nga vende të ndryshme. Studentët Shqiptarë bënë një prezantim dinjitoz në këtë konferencë dhe morën vlerësimet e Rektorit të Universitetit Ndërkombëtar Burch dhe profesorë të tjerë të nderuar pjesëmarrës në këtë konferencë. Ata vlerësuan punimet kërkimore dhe prezantimin e punëve kërkimore cilësore dhe aftësitë elekuente të prezantimit të tyre në gjuhën angleze.

Në ceremoninë e mbylljes së punimeve të konferencës, studentja e Epokës, Elena Pici, u zgjodh nga organizatorët e kësaj konference për të mbajtur një fjalim përfundimtar për përvojën e saj në këtë konferencë. Pjesmarrja në këtë konference dhe vlerësimi nga organizatorët provon dhe një herë nivelin e njohurive shkencore dhe aftësitë që studentët e Universitetit Epoka kanë fituar gjatë studimeve të tyre, duke u shndërruar në ambasadorë të denjë të universitetit Epoka në përfaqësimet ndërkombëtare.

Pjesmarrja në këtë konferencë gjithashtu është vlerësuar dhe nga studentët si një përvojë tejet pozitive për karrierën e tyre akademike dhe profesionale. Studentët e Universitetit Epoka patën mundësi të bashkëvepruar dhe diskutojnë më akademikë të fushave ekonomike dhe sociale, të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të fitojnë përvojë duke dëgjuar hulumtime të vlefshme në ekonomi dhe shkenca sociale. Universiteti Epoka nxit dhe mbështet aktivitete të tilla gjatë gjithë vitit akademik, si një mënyrë për të rritur bashkëpunimin dhe punën në ekip, krijimin e mundësive për miqësi dhe njohje të reja. Pjesmarrja në këtë aktivitet është konsideruar tepër e vlefshme nga pjesëmarrësit, sidomos studentët.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share