arrow

news

Universiteti Epoka organizon serinė e ėorkshopeve mbi Optimizimin e Sektorit Financiar

April 30th, 2013

Universiteti Epoka organizon serinė e ėorkshopeve mbi Optimizimin e Sektorit Financiar

Universiteti Epoka organizon serinė e ėorkshopeve mbi Optimizimin e Sektorit Financiar

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në bashkepunim me Qendrën e Edukimit të Vazhdueshëm organizuan me datë 27 prill 2013 një seri ëorkshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar. Seminaret u organizuan në qëndrën e Kurseve “Meridian” dhe ishin të fokusuar në Programimin Stokastik, Menaxhimin e Riskut dhe Portofolit si edhe Vendimarrjen e investimeve të sigurta. Pjesëmarrësit në këtë ëorkshop vinin nga banka të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës si ALM Officer at Raiffeisen Bank of Albania, Specialistë të Kontrollit Financiar, Departamenti i Planifikimit dhe Kontrollit Financiar, Asistent Specialetë të Korporate dhe Departamentit të Kreditimit Komercial, Specialistë të Departamentit të Thesarit, Senior Specialist të Departamentit të Thesarit të BKT-së në Shqipëri, Kosovë etj.

Ëorkshop ishte i ndarë në sesione teorike dhe praktike dhe problemet që lindin në sektorin financiar gjatë vendimarrjes mbi investimet. Në vazhdim të modeleve klasike dhe të mirënjohura si modeli Markoëitz', i cili nënkupton modelin e optimizimit të variablave. Objektivi kryesor është të prezantojë zhvillimet e fundit dhe modelet e reja të optimizimeve për një sërë problemesh financiare. Veçanërisht në fokusohemi në modelimin dhe qasjen drejt zgjidhjeve për alokimin e aseteve,zgjedhjen e portofolit, gjurmimin e indeksit, menaxhimin e riskut dhe menaxhimin e aseteve.

Sesionet praktike të bazuara në studimet e rasteve reale u përdoren për të ilustruar ecurinë e strategjive të investimeve optimale dhe të fuqishme. Gjatë seminarit instruktorët, me një përvojë të gjatë në këtë fushë, shqyrtuan të gjitha hapat e modelimit dhe zgjidhjen e qasjeve duke përdorur Excel dhe opsionet e Optimizimit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share