arrow

news

Universiteti “Epoka” organizon Seminarin Trajnimit mbi pėrdorimin e rripit e sigurimit

May 29th, 2013

Universiteti “Epoka” organizon Seminarin  Trajnimit mbi pėrdorimin e rripit e sigurimit

Universiteti “Epoka” organizon Seminarin Trajnimit mbi pėrdorimin e rripit e sigurimit

Më 28 maj 2013, një Seminar Trajnimi u organizua nga Klubi i Politikës i Universitetit “Epoka” në lidhje me rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit nga ana e shoferëve dhe pasagjerëve. Z. Erjon Kristo dhe z. Orion Kulo mbajtën një prezantim shumë interesant para studentëve të Universitetit “Epoka” për rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit nga ana e shoferëve dhe pasagjerëve për sa i përket minimizimit të rrezikut nga aksidentet e trafikut të cilat çojnë në humbjen e jetëve njerëzore ose në lëndime të rënda që shkaktojnë paaftësi të përhershme.

Përdorimi i rripit të sigurimit redukton me 50% vdekjet dhe lëndimet e shkaktuara nga aksidentet e trafikut dhe kjo çështje është e një rëndësie të veçantë për një vend si Shqipëria, i cili karakterizohet nga një nga normat më të larta të aksidenteve të trafikut në Evropë, si dhe nga një përdorim shumë i ulët i rripit të sigurimit nga shoferët dhe akoma më pak nga pasagjerët.

Folësit vunë në dukje rëndësinë e ndërgjegjësimit të studentëve, si një segmentkyç i shoqërisë që do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të prekshëm në përhapjen e përdorimit të rripit të sigurimit si dhe në krijimin e një kulture të parandalimit dhe zbutjes së rrezikut në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share