arrow

news

Universiteti Epoka organizon Provimin e Pranimit 2015

April 20th, 2015

Universiteti Epoka organizon Provimin e Pranimit 2015

Universiteti Epoka organizon Provimin e Pranimit 2015

Në 15 prill 2015, Universiteti Epoka organizoi Provimin e Pranimit për maturantët e shkollave të mesme në rang kombëtar. Provimi u zhvillua në të njëjtën kohë në 13 qytete, ndërmjet të cilave edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, etj. Rreth 1500 nxënës patën mundësinë të provojnë aftësitë e tyre në dy fusha, Matematikë dhe Letërsi. Fakti që këto disiplina janë gjithashtu provime me detyrim në Maturën Shtetërore u dha pjesëmarrësve mundësinë për të testuar veten e tyre në prag të Provimit të Maturës Shtetërore.
Maturantët konkuruan ndërmjet tyre për t’u bërë pjesë e 30 të parëve të këtij provimi të cilët do të fitojnë bursa që variojnë nga 50% në 100%.
Rezultatet e Provimit të Pranimit do të publikohen në www.epoka.edu.al si dhe në gazetën “Panorama”.
Universiteti Epoka çdo vit ofron gjithashtu bursa për maturantët më të suksesshëm bazuar në kriterete mëposhtme:
3000 të parët e Maturës Shtetërore
3 të parët e Shkollave më të mira bashkëpunuese
I pari i çdo shkolle të mesme në Shqipëri
Mbi 1800 pikë në provimin SAT
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share