arrow

news

Universiteti Epoka organizon Panairin e Parė tė Karrierės

April 17th, 2014

Universiteti Epoka organizon Panairin e Parė tė Karrierės

Universiteti Epoka organizon Panairin e Parė tė Karrierės

Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe ALUMNI në Universitetin Epoka me datë 22 prill 2014 organizon Panairin e Parë të Karrierës, pjesë e një nga aktivitetet më të mëdha i cili synon të ofrojë mundësi punësimi për studentët e vitit të fundit, orientojë dhe mbështesë studentët në nisjen e një karriere të sukseseshme profesionale. Panairi i Parë i Karrierës organizohet në ambientet e kampusit të Universitetit Epoka, Godina A, nga ora 10:00 deri në ora 16:00 me pjesmarrjen e rreth 50 kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Turqia dhe vende të tjera të ballkanit. Ndërkohë organizimi i këtij panairi është sponsorizuar nga kompanitë Neë Vision, Banka Kombëtare Tregtare, Univers Promotions dhe Univers Reklama.

Panairi i Karrierës një nga aktivitet më të rëndësishme të organizuara nga Universiteti Epoka. Studentë nga 11 programet akademike të ofruara nga Universitetit Epoka do të kenë mundësi të krijojnë kontakte direkte me bizneset më të mëdha nga Shqipëria dhe rajoni, të zhvillojnë intervista pune dhe të njihen me mundësitë për punësim të ofruara nga këto kompani dhe mundësitë që ata ofrojnë për praktikë.  

Panairi i Karrierës vjen si kurorëzim i punës dhe strategjisë së Zyrës së Karrierës në Universitetin Epoka, e cila ka në qendër të vëmendjes studentët, orientimin dhe gjetjen e mundësive për të gjetur një punë të mirë në profiling e tyre. Panairi i Karrierës gjithashtu është dhe një kurorëzim i një diologu të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të universitetit me biznesin vendas dhe të huaj.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share