arrow

news

Universiteti Epoka organizon Kampionatin Ballkanik tė Futbollit pėr Shkollat e Mesme 2014

April 25th, 2014

Universiteti Epoka nga data 1 deri me datë 4 maj organizon Kampionatin Ballkanik të Futbollit për Shkollat e Mesme 2014, një aktivitet i cili do të organizohet kryesisht në kampusin e universitetit Epoka në Tiranë. Ky turne orgnazohet nga Klubi Sportiv Epoka. Kampionatin Ballkanik të Futbollit (KBF) është një turne mini-futbolli dhe do të zhvillohet ndërmjet shkollave të mesme përfaqësuese të vendeve të ndryshme të Ballkanit. Ky turne gjithashtu mbështetet nga Kompania Arsimore "Turgut Ozal".

24 skuadra përfaqësuese të Shkollave të Mesme nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia do të marrin pjesë në këtë turne. Të 24 skuadrat do të jenë të ndara në 4 grupe me nga 4 ekipe secili grup. Çdo ndeshje e fituar do të vlerësohet me 3 pikë, ndershjet e humbura do të vlerësohen me 0 pikë, ndërsa ndeshjet që përfundojnë në barazim do të vlerësohen me 1 pikë. 2 skuadrat e para të çdo grupi do ndeshen në fazën e dytë dhe fazat e tjera të kompeticionit.

KALENDARI I NDESHJEVE

*Ceremonia e ndarjes së Çmimeve do të zhvillohet ditën e dielë, date 4 maj 2014 në kampusin e Universitetit Epoka në ora 12:30.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share