arrow

news

Universiteti Epoka organizon Ceremoninė e Diplomimit pėr vitin akademik 2013-2014

June 27th, 2014

 Universiteti Epoka organizon Ceremoninė e Diplomimit pėr vitin akademik 2013-2014

Universiteti Epoka organizon Ceremoninė e Diplomimit pėr vitin akademik 2013-2014

Në një ceremoni madhështore më 26 qeshor 2014 diplomoi brezin e tretë të studentëve në programet Bachelor 3 dhe 4-vjeçarë. Në këtë ceremoni, rreth 265 studentë nga 11 programet akademike të ofruara në dy fakultete, atë të Shkencave Ekonomike dhe Administrative si dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, përmbyllën me sukses ciklet e studimeve respektive. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani, prindër, familjarë, akademikë dhe studentë, rektorë të universiteteve publike dhe private nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë si dhe të ftuar të shumtë.

Ceremonia e diplomimit të studentëve u hap me Himnin Kombëtar të Shqipërisë dhe më pas vijoi me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit Epoka, Prof.Dr.Remzi ALTIN, i cili ndërsa falenderoi të pranishmit për praninë e tyre në këtë ceremoni të veçantë jo vetëm për studentët, por dhe për drejtuesit dhe akademikët, u uroi të sapodiplomuarve suksese në jetë dhe në profesion.

Duke iu drejtuar studentëve, Prof. Dr. Remzi Altin i ftoi ata që të mos shkëpusin lidhjet me universitetin dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e Universitetit Epoka, jo si studentë por si kontribuues me dijen dhe njohuritë e tyre për një sukses të mëtejshëm të tij. “Dera e Universitetit Epoka do të jetë përherë e hapur për të gjithë të diplomuarit tanë. Mirëpresim dhe vlerësojmë çdo kontribut akademik, dhe jo vetëm, të gjithsecilit prej studentëve të sapodiplomuar apo dhe të diplomuarve të mëparshëm”, u shpreh ai. Në vijim të fjalës së tij, ai tha se për Universitetin Epoka, një nga pikat kryesore të strategjisë dhe programeve është nxitja dhe mbështetja e studentëve, që të jenë pjesëmarrës në forume dhe konferenca ndërkombëtare studentore më në zë të organizuara nga universitetet më të mira ndërkombëtare. “Strategjia jonë është të shëndërrojmë Universitetin Epoka në një nga universitetet më të mira ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit”, u shpreh Prof. Dr. Altin. Universiteti Epoka, sipas z. Altin në një kohë të shkurtër ka dhënë kontributin e saj akademik në organizimin e shumë konferencave shkencore në disiplina të ndryshme dhe ka arritur të mbledhë qindra akademikëve nga shumë vende të botës. Në fund të fjalimit të tij përshëndetës ai falënderoi të gjithë akademikët për kontributin e tyre, punë dhe përkushtim për studentët.

Ceremoninë e përshëndeti dhe Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani, i cili falenderoi administatorët e universitetit për kontributin e tyre dhe u shpreh se është kënaqësi për të që të jetë mes studentëve në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. "Nuk doja të humbisja mundësinë të merrja pjesë në Ceremoninë e Diplomimit. Do të doja të falenderoja të gjithë stafin akademik për punën dhe përkushtimin e tyre. Ka qenë një vit i mundimshëm dhe besoj se frutet e punës së palodhshme të tyre është pikërisht diplomimi i studentëve. Gjithashtu do të doja të përgëzoja prindërit për diplomimin e fëmijëve të tyre, për mundin, sakrificën dhe investimin që ata kaën bërë në të ardhmen e tyre. Sigurisht që nuk mund të them që çdo gjë ishte e lehtë, por do të doja t’u thoja studentëve që të kenë besim tek vetja e tyre. Nuk ka asgjë të paarritshme në jetë: një ditë ju mund të jeni dhe ministrat e ardhshëm të këtij vendi ", theksoi zoti Cani.

Ceremonia vijoi më tej me ndarjen e çmimeve për studentët me rezultatet më të mira për të gjitha vitet e studimit, znj. Elena Pici, z. Ditmir SUFAJ, znj. Jonada Tafa, znj. Edona Laçaj, znj. Denada Frasholli si dhe studentët më të mirë në të gjitha programet studimore të ofruara nga Universiteti Epoka. Për studentët më të mirë u shpërndanë certifikatat dhe paketat e vlerësimit, ndërsa më pas u vijua më betimin e sapodiplomuarve dhe ndarjen e diplomave për secilin prej tyre. Në fund të ceremonisë, studentët, familjarët, të ftuarit dhe miqtë e shumtë të pranishëm në këtë ceremoni ndanë sëbashku moment të gëzuara në një koktail të organizuar me këtë rast.

Universiteti Epoka është themeluar në vitin 2007 dhe zotërohet nga institucioni arsimor “Turgut Ozal”, zotërues i rrjetit të shkollave të arsimit parauniversitar shumë të vlerësuar në Shqipëri që nga viti 1992. Universiteti Epoka është një ndër universitetet private kërkimore më të mira në Shqipëri dhe ndërkohë, synon të jetë një ndër universitetet më të mirë në rajon.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share