arrow

news

Universiteti Epoka organizoi Simpoziumin e Dytė Ndėrkombėtar tė Informatikės dhe Matematikės

September 26th, 2013

Departamenti i Inxhinierisë Kompiuterike në Universitetin Epoka, në bashkëpunimin me Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Universiteti Politeknik të Tiranës, Universitetin e Janinës, Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin” Yildiz Teknik”organizoi Simpoziumin e Dytë Ndërkombëtar të Informatikës dhe Matematikës ISCIM 2013. Konferenca ISCIM 2013 u organizua për herë të dytë në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 100 studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë prezantuan punimet e tyre shkencore.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve të konferencës, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht referuesit kryesorë Peter van Emde Boas (Universiteti i Amsterdamit), Derviş Karaboğa (Universiteti i Erciyes) dhe folësit të tjerë Luigi Laura (Universiteti La Sapienza, Romë), Loukas Georgiadis (Universiteti i Janinës, Greqi) dhe Silvio Pardi (European Grid Infrastructure). Në fjalën e tij përshëndetëse Prof. Altın vuri theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit midis universiteteve dhe akademikëve dhe nënvizoi faktin se Simpoziumin e Dytë Ndërkombëtar të Informatikës dhe Matematikës do të jetë shumë produktiv jo vetëm për studentët dhe akademik të unviersitetit, por dhe pjesmarrësit e shumtë në këtë konferencë. "Epoka Universiteti është një universitet i ri, i themeluar në vitin 2007, por ne jemi duke punuar shumë për të rritur standardet tona dhe për të kontribuar në sistemin arsimor shqiptar. Besoj se kjo konferencë do të kontribuojë në rritjen e standardeve të universitetit. Universiteti Epoka ka dëshmuar se është një promotor i bashkëpunimit midis universiteteve, duke organizuar konferencave të shumta në bashkëpunim me universitete të njohura në Evropë dhe më gjerë, "tha Prof. Altın. Sipas tij Universitetit Epoka do të vazhdojë të rrisë bashkëpunimin, duke organizuar të tjera konferenca të përbashkëta me universitetet vendase dhe të huaja edhe në të ardhmen. "Vitet e mëparshme ne kemi organizuar me sukses një numër i konferencat, në të cilat kanë marrë pjësë një numë ri madh akademikësh të shquar nga vende të shumta dhe në të ardhmen do të pasohen nga të tjera konferenca. Javën e kaluar Universiteti Epoka nënshkroi dhe Magna Charta Universitatum, e cila është një mundësi dhe përgjegjësi e madhe për universitetin tonë për të përfaqësuar Shqipërinë në Evropë dhe më gjerë", tha ai.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Kryetari i Konferencës, njëkohësisht Shefi i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka Assist. Prof. Dr. Oğuz Altun, ndërsa përshëndeti pjesëmarrësit në këtë konferencë u shpreh se organizimi i Simpoziumit të Dytë Ndërkombëtar të Informatikës dhe Matematikës është një mundësi e mirë për hulumtime dhe akademikëve dhe studendëve. "Konferenca e parë u zhvillua para dy vitesh dhe ishte një bashkëorganizim me Universitetin “Aleksandër Moisiu. Kjo konferencë e dytë organizohet nga Universiteti Epoka dhe mbështetet nga studiues nga institucionet në mbarë botën, duke përfshirë Universitetin Politeknik të Tiranës, Universiteti Aleksandër Moisiu i Durrësit, Universitetin “Yıldız Teknik”, Universitetin e Janinës, Universitetin e Evropës Juglindore dhe “Microsoft Research”. PAdyshim, në punimet e kësaj Konference kemi një grup të shkëlqyer referuesish dhe seminaresh. Gjej rastin të falenderoj Peter van Emde Boas, Dervi ş Karaboğa, Loukas Georgiadis, Luigi Laura, dhe Silvio Pardi që pranuan të marrin pjesë në këtë konferencë”, u shpreh Prof. Altun. Sipas tij, cilësia dhe kontributi i kësaj konference është rritur në çdo edicion të saj dhe në të ardhmen do të vazhdojë të rrisë kontributin e saj.

Simpoziumi i Dytë Ndërkombëtar të Informatikës dhe Matematikës u mbështet gjithashtu dhe nga Universiteti i Evropës Juglindore, Fondacioni Arsimor Shqiptar dhe EGI (European Grid Infrastructure).
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share