arrow

news

Universiteti Epoka organizoi Panairin e Parė tė Karrierės: Intervista pune pėr 360 studentė tė vitit tė fundit

April 22nd, 2014

Universiteti Epoka organizoi Panairin e Parė tė Karrierės: Intervista pune pėr 360 studentė tė vitit tė fundit

Universiteti Epoka organizoi Panairin e Parė tė Karrierės: Intervista pune pėr 360 studentė tė vitit tė fundit

Universiteti Epoka më 22 prill 2014 organizoi Panairin e Parrë të Karrierës, një aktivitet i cili synonte t’u ofronte mundësi punësimi studentëve të vitit të fundit, duke i orientuar dhe mbështetur në hapat e parë të një karriere të suksesshme. Rreth 50 kompani, nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, morën pjesë në këtë panair. Studentë, kryesisht të të vitit të fundit në 11 programe të ndryshme akademike të ofruara nga Universiteti Epoka, patën mundësi të zhvillojnë intervista pune me përfaqësues të Burimeve Njerëzore të këtyre kompanive, ndërsa studentët e viteve të tjera paten mundësi u njohën me mundësitë për punësim që këto kompani ofrojnë, kërkesat e tregut të punë si dhe mundësitë e zhvillimit të praktikës (stazhit). Kjo aktivitet u sponsorizua nga kompanitë New Vision, Banka Kombëtare Tregtare, Univers Promotion dhe Univers Reklama.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së Panairit të Karrierës, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın ndërsa falenderoi mbështetësit dhe kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair, u shpreh se organizimi i Panairit të Parë të Karrierës ofron mundësi të shumta për të dyja palët si për studentët ashtu dhe për kompanitë pjesmarrëse. Sipas tij punëdhënësve ky panair u mundëson të kërkojnë punonjës të mirëarsimuar, studentëve të eksplorojnë tregun dhe të arrijnë të kuptojnë më mirë mundësitë për punësim dhe kërkesat e tregut të punës dhe në mënyrë të veçantë studentëve që do të diplomohen u krijon mundësi për të nënshkruar një kontratë punë me njërën prej kompanive pjesmarrëse. "Ne në Universitetin Epoka jemi krenarë për të atë që kemi arritur në tre gjeneratat e para të të diplomuarve tanë. Mbi 91 % e të diplomuarve tanë aktualisht janë të punësuar ose të vazhdojnë studimet Master dhe ato të doktoraturës (PhD) në Shqipëri dhe jashtë vendit . Por në të njëjtën kohë, ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen të diplomuarit tanë në tregun lokal të punës, por edhe më gjerë. Është shumë e rëndësishme që studentët tanë të fitojnë njohuri praktike, të cilat mund t’i zbatojnë lehtësisht, si dhe të përmirësojnë akoma më shumë aftësitë e tyre të komunikimit, punës në grup dhe aftësitë e të menduarit kritik. Besojmë dhe jemi të bindur që këto aftësi janë të rëndësishme për një karrierë të suksesshme”, u shpreh Prof. Altın.

Sipas Prof. Altın misioni kryesor i universiteteve është edukimi dhe përgatitja e studentëve me njohuritë maksimale, duke u mundësuar atyre aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe të sigurojnë qw studentët gjatë periudhës së tyre të studimeve të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për vendin e punës, duke u siguruar atyre mundësi për kontakte me tregun e punës. "Për këtë arsye ne këtë vit kemi filluar me organizimin e Panairit të Karrierës, një aktivitet i hapur për të gjithë studentët tanë dhe për ALUMNI", u shpreh Prof. Altın.

Ndërkohë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z Erion Veliaj në fjalën e tij përshëndetësi vuri theksin në faktin se Panairi i Karrierës është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm , jo vetëm për të gjetur një punë, e cila do tw mjaftonte për të paguar faturat, por për të gjetur një e punë e cila u mundëson studentëve të ndihen të plotësuar dhe të përmbushin ëndrrën e tyre profesionale. "Të gjithë në Universitetin Epoka punojnë dhe përpiqen jashtëzakonisht shumë për të njëjtin qëllim. Pra çdo gjë që ka ndodhur, për shumë prej jush që kanë studiuar këtu dhe që jeni diplomuar dy apo tre vitet e fundit, ka patur një qëllim përfundimtar; t’u mundësojnë të gjeni një punë. Çdo gjë është në funksion të garantimit të një pune të mirë për studentët që diplomohen nga ky universitet. Dhe unë jam shumë i lumtur teksa shoh që të gjithë në këtë ekip, që nga personi i cili qëndron jashtë tek porta hyrës deri tek rektori i këtij universiteti punojnë me përkushtim për të njëjtin mision. Dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për ju" , tha zoti Veliaj.

Ai gjithashtu vuri theksin dhe në faktin të gjithë jemi rritur duke i bërë vetes pyetjen se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi? Sipas tij Panairi i Karrierës është një mundësi që secili prej studentëve të vendosë për të ardhmen e tij. "Mendoj se ne të gjithë kemi ëndërruar për të ardhmen tonë dhe i kemi dhënë përgjigje të ndryshme pyetjes se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi. Mendoj se Panairi i Karrierës është një mundësi ku ju në të vërtetë duhet t’i përgjigjeni instiktivisht pyetjes së çfarë doni të bëni në të ardhmen. Pra, të gjithë atyre që do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje dhe do të vendosin se çfarë duan të bëjnë tani që ata janë rritur, Ju uroj shumë sukses dhe shpresoj se ju do të gjeni një punë që jo vetëm do ju paguajë faturat, sepse ajo është vetëm një pjesë e misionit të punës, por të gjeni një punë që do ju plotësojë dhe do ju bëjë të ndiheni sikur i përkisni ekipit i cili ndihmoi që njeriu të zbriste në hënë ", u shpreh z. Veliaj.

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z Erion Veliaj dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë Panairin e Karrierës pas ceremonisë së çeljes vizituan gjithashtu kompanitë pjesmarrëse në këtë panair ku diskutuan me ta rreth mundësive që ata ofrojnë për praktikë dhe punësim për studentët e vitit të fundit. Ata gjithashtu zhvilluan biseda të ngrohta dhe me studentët pjesmarrës në këtë panair.

Panairi i Karrierës vjen si kurorëzim i punës dhe strategjisë së Zyrës së Karrierës në Universitetin Epoka, e cila ka në qendër të vëmendjes studentët, orientimin dhe gjetjen e mundësive për të gjetur një punë të mirë në profiling e tyre. Panairi i Karrierës gjithashtu është dhe një kurorëzim i një diologu të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të universitetit me biznesin vendas dhe të huaj.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share