arrow

news

Universiteti Epoka organizoi Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare nė Arkitekturė dhe Projektim Urban – ICAUD 2

May 10th, 2014

Universiteti Epoka organizoi Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare nė Arkitekturė dhe Projektim Urban – ICAUD 2

Universiteti Epoka organizoi Konferencėn e Dytė Ndėrkombėtare nė Arkitekturė dhe Projektim Urban – ICAUD 2

Universiteti Epoka në datat 8-10 maj 2014 organizoi Konferencën e Dytë a Dytë Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Projektim Urban – ICAUD 2. Gjatë dy ditëve të konferencës më shumë se 160 pjesëmarrës nga 25 vende të ndryshme prezantuan studimet e tyre akademike dhe kërkimore, të tilla si: historia e arkitekturës dhe ruajtja e arkitekturës, historia arkitektonike dhe ruajtja e trashëgimisë, projektimi urban dhe arkitektonik, planifikimi urban dhe arkitektonik, arsimi në arkitekturë dhe projektimit urban etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e punimeve të konferencës Kryetari i Konferencës, Assist. Prof. Dr. Sokol Dervishi përshëndeti pjesëmarrësit dhe të pranishmit në konferencë dhe vuri theksin në faktin se prezantimet shkencore në këtë konferencë do të jenë një kontribut i rëndësishëm në rregullimet dhe praktikat e viteve të arshme në këtë fushë, për faktin se temat e trajtuara në këtë eveniment përbëjnë studime univer dhe tejet të rëndësishëm në fushën e arkitekturës dhe projektimit urban. Sipas Prof. Dervishi konferenca është një aktivitet tejet i rëndësishëm për të gjithë arkitektët për afirmimin e angazhimeve të tyre dhe identifikimin e sektorëve kyç të arkitekturës dhe projektimit urban. "Kjo konferencë është tejet e rëndësishme për vendin tonë, nisur dhe nga fakti se në të marrin pjesë referues kryesorë dhe delegatë, karakteri të cilëve është global dhe vijnë nga 25 vende të ndryshme, ndërsa kombinimi i zonave të ndryshme të kërkimit, sjell në këtë konferencë një shumëllojshmëri të përvojash", u shpreh Assist. Prof. Dr. Sokol Dervishi.

Duke përshëndetur të pranishmit, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altin shprehu vlerësimin e tij për pjesëmarrësit dhe vuri theksin në rolin dhe kontributin e studimeve dhe përvojave të tyre. Sipas Prof. Altin Konferenca e Dytë Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Projektim Urban është e rëndësishme për vendin, pasi sipas tij zhvillimi dhe kultura njerëzore është shoqëruar me njohuri të formalizuara nga traditat dhe aplikimi i arkitekturës është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe shoqërisë. Sipas tij, përvoja ka treguar se për shkak të globalizimit temat e projektimit urban, qëndrueshmëria e mjedisit, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. "Ndaj bindjen se kjo konferencë e organizuar nga Departamenti i Arkitekturës, është një kontribut i rëndësishëm në fushën e arkitekturës, por edhe në të ardhmen tonë. Besoj se do të jetë shumë e dobishme për të gjithë ne dhe ju që do të ndani njohuritë dhe studimet tuaja. Organizimi i një aktiviteti shkencor nuk është e lehtë, çka do të thotë se shumë akademikë do të zhvillojnë takime dhe do të diskutojnë rreth çështjeve tejet të rëndësishme, të cilat kanë një rëndësi të madhe për shoqërinë, arkitektët dhe vetë akademikët. Ndaj Universiteti Epoka do të vazhdojë angazhimin e tij në organizimin e këtyre aktviteteve për të përmbushur përgjegjësitë që ka ndaj shoqërisë dhe kjo përbën një nga qëllimet kryesore të universitetit tonë ", u shpreh, Prof. Dr. Altin.

Ndërkohë në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së punimeve të konferencës, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni përshëndeti organizimin e kësaj konference, duke e cilësuar atë si nëj mundësi produktive për të krijuar debate sistematike mbi çështjet e arkitekturës dhe projektimit urban në Shqipëri. “Shqipëria, tashmë, ka hyrë në një proces, do ta quaja historik, sa i takon fushës së planifikimit urban. Për herë të parë kemi ndërmarrë nismën për hartimin e disa planeve shumë strategjike, siç janë Plani i Përgjithshëm Kombëtar; Plani i Integruar Ndërsektorial i Begdetit dhe ai Durrana"- deklaroi Ministrja Gjermeni. Sipas saj, të gjitha këto plane kombëtare do të orientojnë dhe përcaktojnë vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm urban, social, ekonomik e mjedisor, për Shqipërinë e 10-20 viteve të ardhshme.

Ministrja gjithashtu vlerësoi rolin dhe kontributin akademik dhe rrjeteve studentore, në të gjitha proceset konsultative të organizuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, të zyrtarizuar në marrëveshje të nënshkruar mes Ministrisë dhe Univeresiteteve, me degë të profilizuara në këto fusha. “Ne synojmë, që nëpërmjet kësaj qasjeje bashkëpunuese, të krijojmë kushtet për një zhvillim gradual nga stili i arkitekturës tradicionale, tek një formë inovatore e planifikimit dinamik, si mënyrë efikase që krijon vizione e guida të reja mbi zhvillillimin urban”, vlerësoi Ministrja Gjermeni.

Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Prof. Maksim Mitrojorgji në emër të shoqatës falënderoi organizatorët për kontributin e tyre në çështje dhe tema që kanë të bëjnë me arkitekturën dhe projektimit urban. Sipas Prof. Mitrojorgji kjo konferencë do të kontribuojë në debatin teorik dhe kritik lidhur me zhvillimin e arkitekturës. "Kjo konferencë, sipas mendimit tone, jep një mesazh të rëndësishëm në nevojën e një debati teorik për çështje që lidhen me arkitekturën. Shoqata jonë e konsideron nxitjen e debatit dhe kritikës, si një prioritet madhor për shoqërinë ku jetojmë. Ky debat teorik rreth arkitekturës dhe zhvillimit urban, në koordinim dhe me debatet e tjera sociale, ekonomike dhe legjislativ, mungon prej kohësh ndaj dhe ne si shoqatë vlerësojmë këtë kontribut ", tha Prof Mitrojorgji.

Konferenca Dytë Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Projektim Urban - ICAUD 2 mirëpriti akitektë dhe profesionistë nga 25 vende të ndryshme të botës, të cilët paraqiten punimet e tyre në fusha të ndryshme të studimit të tilla si: historia e arkitekturës dhe ruajtja e arkitekturës, historia arkitektonike dhe ruajtja e trashëgimisë, projektimi urban dhe arkitektonik, planifikimi urban dhe arkitektonik, arsimi në arkitekturë dhe projektimit urban etj. Përveç personaliteteve të Arkitekturës, pjesmarrës  ishin dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme si dhe drejtuesit e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share