arrow

news

Universiteti Epoka organizoi Festivalin Pranveror 2016

May 19th, 2016

Universiteti Epoka organizoi Festivalin Pranveror 2016

Universiteti Epoka organizoi Festivalin Pranveror 2016

Studentët shijuan lojrat, ushqim dhe më shumë gjate Spring Fest-it qe u zhvillua me 18 Maj 2016 në Universitetin Epoka. Aktivitetet përfshinin muzikë, poezi, pingpong, turne basketboll dhe volejboll, pikturë, Ebru, dhurimin e gjakut dhe më shumë.
Kjo ngjarje ishte rezultat i punës së Zyres se Dekanit të Studentëve, në bashkëpunim me klubet studentore dhe mbështetjen e rektorit të universitetit,e cila e konvertoi kampusin universitar në një atmosferë festive. Meqënese universiteti Epoka ka ne qender studentin, në këtë dite u organizuan lojra dhe konkurse në disiplina të ndryshme nga vetë studentët.
Në ditën e festivalit, studentet, stafi akademik dhe administrativ i universitetit dhuruan gjak si një akt human për njerëzit në nevojë.
Aktiviteti nisi në orën 10:00 me ceremoninë hapëse ku, pas fjalimeve të Dekanit të Studentëve Z. Roland Hoxha dhe Presidentes së Këshillit Studentor të universitetit Znj. Tea Pikuli, kënduan këngëtarja e cila përfaqësoi shqipërinë në Eurovisionin për të rinj, Mishela Rapo dhe Romina Shyle, e pastaj vijoi me pjesën teatrale e përgatitur nga një grup studentësh të apasionuar pas teatrit, ata shfaqën përpara publikut komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy”, pjesë kjo e përgatitur nga aktorja Merkela Dede.
Në kuadër të këtij eventi ishin të ftuar edhe Florjan Binaj dhe Dritan Shakohoxha. Binaj, aktori i mirënjohur i “Portokallisë” pati një bashkëbisedim me studentët tanë, ku nuk munguan edhe batutat e këtij personazhi kaq te dashur për publikun Shqiptar. Ndërsa Shakohoxha u fokusua më shumë tek arritjet e Kombëtares Shqiptare, por edhe kualifikimi historik i saj në Euro 2016.
Spring Fest u mbyll me koncertin e këngetarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, i cili performoi "live" disa këngë nga repertori i tij, sëbashku me grupin e tij orkestral.
Spring Fest është një mundësi e madhe për studentët e Epokës që të kalojnë kohë me njëri-tjetrin, të ndajnë kulturat e tyre dhe për më tepër në një ditë plot me aktivitete.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share