arrow

news

Universiteti Epoka organizoi Festivalin e Pranverės 2017

May 29th, 2017

Universiteti Epoka organizoi Festivalin e Pranverės 2017

Universiteti Epoka organizoi Festivalin e Pranverės 2017

Më 24 maj 2017, Universiteti Epoka organizoi Festivalin e Pranverës 2017. Ky aktivitet i përvitshëm, i cili është bërë traditë tashmë, u dha studentëve mundësinë të shijojnë shumë aktivitete gjatë ditës.
Gjëja e parë që bie në sy është Panairi i Ushqimit, një aktivitet përgjatë gjithë ditës, i cili ka për qëllim t’u vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë. Festivali u çel me ceremoninë e hapjes, duke ftuar të gjithë të bëhen pjesë e tij dhe të përfitojnë sa më shumë nga kjo ditë festive.
Më pas, studentët e Universitetit Epoka tundën skenën me performancën e tyre. Studentët gjithashtu u bënë pjesë e shumë aktiviteteve të tjera si lojra, kaligrafi, tatuazh henna, ekspozitë fotografish, etj.
Festivali i Pranverës 2017 mirëpriti gjithashtu finalen e Epoka Sings, fituesja e të cilit ishte Selma Bekteshi. Ky konkurs u vlerësua nga anëtarët e ALAR band, të cilët ishin të ftuarit tanë specialë në këtë Festival.
Kimikati, një karakter shumë i njohur i Portokallisë, ishte gjithashtu i ftuar special i këtij Festivali, i cili performoi për studentët e Universitetit Epoka.
Gjatë festivalit, studentët dhe stafi iu bashkua thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut.
Performanca e ALAR band me këngët e tyre të bukura ishte aktiviteti përmbyllës i këtij eventi shumëngjyrësh.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share