arrow

news

Universiteti Epoka ofron bursa studimi pėr 3000 mė tė mirėt e Maturės Shtetėrore

September 9th, 2013

Që nga dita e parë e aktivitetit të tij, si pjesë e një institucioni arsimor me një traditë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e arsimit, përmes aplikimit të metodave cilësore të mësimdhënies, infrastrukturës moderne të bazuar në aplikimin e tekonologjisë më të avancuar, Universiteti Epoka është jo vetëm zgjedhja e parë e studentëve më të mirë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, por dhe mbështetësi kryesor i studentëve të suksesshëm.

Duke patur si pritoritet regjistrimin e studentëve me rezultate të shkëlqyera, Universiteti Epoka vlerëson meritat dhe suksesin e gjithsecilit prej maturantëve duke ofruar bursa studimi për 3000 më të mirët e Maturës Shtetërore, për të gjithë kohëzgjatjen normale të studimeve. Numri i bursave të ofruara për më të mirët e Provimit të Maturës Shtetërore është i limituar.

Universiteti Epoka ka rikonfirmuar vetën si partner i besueshëm dhe zgjedhja e parë e maturantëve më të mirë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke u mundësuar atyre të realizojnë ëndrrat profesionale.

6519.4-7035 pikë           100% Bursë

6302-6519.3 pikë             75% Bursë

6120.4-6301.7 pikë          50% Bursë

Universiteti Epoka ka 11 programe në dy fakultete:

FAKULTETI I SHKENCA EKONOMIKE DHE ADMINISTRATIVE

  • Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Administrim Biznesi
  • Ekonomiks
  • Informatikë Ekonomike
  • Financë - Bankë
  • Financë - Bankë (Shqip)
  • Marketing Ndërkombëtar dhe Logjistikë

FAKULTETI I ARKITEKTURËS DHE INXHINIERISË

  • Inxhinieri Kompjuterike
  • Diplomë e Inegruar në Arkitekturë
  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni

Në Universitetin Epoka, cilësia e arsimimit ofruar dhe arritjet profesionale të të diplomuarve në tregun e punës, përbën një nga faktorët më të rëndësishëm dhe përcakton cilësinë e universitetit tonë. Përzgjedhja e studentëve, si dhe arsimimi i duhur dhe përgatitja e tyre për karrierën profesionale, janë elementët kryesorë të cilësisë dhe suksesit të universitetit tonë. E ardhmja e studentëve është baza e të gjitha strategjive tona.

Të gjitha programet e ofruara në universitetin Epoka janë të bazuara në sistemin arsimor amerikan, dhe janë në përputhje të plotë me sistemin arsimor të Bolonjës dhe në gjuhën angleze.

Për informacion më të detajuar ju lutem klikoni KËTU
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share