arrow

news

Universiteti “EPOKA” nėnshkruan Marrėveshjen Ndėrinstitucionale me Universitetin Ndėrkombėtar tė Logjistikės dhe Transportit nė Wroclaw (MWSLiT), nė Poloni

May 16th, 2017

Më 11 maj 2017, Universiteti “EPOKA” dhe Universiteti Ndërkombëtar i Logjistikës dhe Transportit në Wroclaw (MWSLiT), në Poloni, nënshkruan Marrëveshjen Ndërinstitucionale në kuadër të Programit Erasmus+, Key Action 1 - Mobiliteti për studentët dhe stafin. Të dy institucionet do të bashkëpunojnë për shkëmbimin e studentëve dhe stafit në kuadër të Programit Erasmus+ për vitet akademike 2016-2017 dhe 2017-2018.
Universiteti Ndërkombëtar i Logjistikës dhe Transportit në Wroclaw është një universitet privat i themeluar në vitin 2001 në Wroclaw. Universiteti u themelua në bashkëpunim me grupin francez ESIDEC në Metz dhe është universiteti më i mirë i specializuar në logjistikë, sipas renditjes akademike kombëtare. Aktualisht, Universiteti Ndërkombëtar i Logjistikës dhe Transportit në Wroclaw ofron lëndë në Logjistikë, Transport, Inxhinieri Ndërtimi dhe Studime të Menaxhimit në të dy programet e studimeve, Bachelor dhe Master Shkencor.
Realizimi i Marrëveshjes Ndërinstitucionale në fjalë, është i dobishme jo vetëm për avancimin akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit por edhe për forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme midis dy Universiteteve tona.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share