arrow

news

Universiteti Epoka nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit me Universitetin e Salernos, nė Itali

September 15th, 2015

Universiteti Epoka nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit me Universitetin e Salernos, nė Itali

Universiteti Epoka nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit me Universitetin e Salernos, nė Itali

Më 25 Gusht 2015, Universiteti Epoka dhe Universiteti i Salernos, në Itali, nënshkruan marrëveshjen në kuadër mbi bashkëpunimin në fushën shkencore dhe kulturore, e cila përfshijnë programe të përbashkëta dhe të koordinuara në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Më saktë, aktivitetet në fjalë përfshijnë: shkëmbimin e stafit akademik, asistentëve kërkimorë, stafit administrativ dhe studentëve; shkëmbimin e informacionit dhe publikimeve akademike me interes të përbashkët dhe përdorimin reciprok të infrastrukturës së të dy Institucioneve.

Universiteti i Salernos është një ndër universitetet më të vjetra në Europë dhe si dhe mjaft i njohur në botë. Universiteti ka në përbërje dhjetë Fakultete: Fakulteti Ekonomik dhe i Biznesit, i Farmacisë, Juridik, Inxhinieri, Art dhe Filozofi, Gjuhë të Huaja dhe Letërsi, Mjekësi, Arsim, Matematikë, Fizikë dhe Shkenca Natyrore dhe Shkenca Politike. Fakultetet janë të organizuar në fusha të ndryshme, ku secili ofron një numër të lëndëve mësimore. Departamentet e ndryshme të Universitetit kanë rolin e promovimit dhe zhvillimit të kërkimit shkencor.

Për informacion më të detajuar mbi Universitetin e Salernos, lutemi të vizitoni faqen zyrtare të internetit si vijon: http://www.unisa.it/english/index

Zbatimi i marrëveshjes në fjalë, ka filluar me vizitën e akademikut nga ky Universitet, Prof. Mario Calabrese, i cili do të vijojë kërkimin e tij në fushën e qëndrueshmërisë dhe inovacionit në Universitetin Epoka për një muaj, si dhe studenti Francesco Caputo i cili viziton Universitetin Epoka me qëllim thellimin e studimeve të tij në kuadër të doktoraturës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share