arrow

news

Universiteti Epoka nėnshkruan marrėveshje e bashkėpunimi me Dhomėn Shqiptare tė Tregtisė Ndėrkombėtare dhe Zhvillimit (ACITAD)

December 7th, 2013

Me 6 dhjetor 2013, u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Epoka dhe Dhomës Shqiptare të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD) nga Prof. Dr. Remzi Altın, Rektor i Universitetit Epoka dhe z. Blenard Durmishi, Drejtor i Komitetit Ekzekutiv të ACITAD-it.

Kjo marrëveshje synon thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Universitetit Epoka dhe ACITAD-it duke qënë se Universiteti Epoka do të jetë partneri kryesor ndërmjet të gjithë institucioneve të arsimit të lartë në aktivitetet e zhvillimit të ACITAD-it.

Bazuar në këtë Marrëveshje Bashkëpunimi, ACITAD do të shërbejë si ndërlidhës për rekrutimin e studentëve dhe të të diplomuarve të Universitetit Epoka dhe njëkohësisht, të dyja palët nënshkruese do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushat e arsimit dhe zhvillimit të biznesit, si dhe do të kryejnë organizime të përbashkëta të programeve të trajnimit në lidhje me zhvillimin e burimeve njerëzore në kuadër të praktikave të studentëve dhe klubeve studentore që kanë si fushë interesi biznesin, sipërmarrjen dhe inovacionin.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share