arrow

news

Universiteti Epoka nėnshkruan Magna Charta Univesitatum

September 23rd, 2013

Universiteti Epoka nėnshkruan Magna Charta Univesitatum

Universiteti Epoka nėnshkruan Magna Charta Univesitatum

Universiteti Epoka nënshkruan Magna Charta Universitatum. Nënshkrimi i Magna Charta Universitatum u bë me datën 20 shtator 2013 në Ceremoninë Prestigjoze të Nënshkrimit të organizuar nga Aula Magna Santa Lucia e Universitetit të Bolonjës në Bolonja, Itali. Me këtë rast, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın së bashku me rektorët e 23 Universiteteve të mirënjohura në Europë dhe Amerikë, nënshkroi dokumentin, në një ceremoninë të veçantë, e cila përkoi me 25-vjetorin e nënshkrimit të Magna Charta Universitatum.

E hartuar nga rektorë të universiteteve Evropiane dhe e nënshkruar nga 388 universitete Evropiane në vitin 1988, deri në vitin 2013, Magna Charta Universitatum është nënshkruar nga 755 institucione të Arsimit të Lartë në të gjithë botën dhe është referimi kryesor i cili mbështet parimet themelore të arsimit të lartë me një fokus të veçantë mbi parimet e lirisë akademike dhe autonomisë institucionale të përcaktuara në këtë dokument.

Nënshkrimi i Magna Charta Universitatum është dëshmi e faktit se Universiteti Epoka është një anëtar i komunitetit global të arsimit të lartë të përkushtuar për përsosmëri akademike dhe ofrim të cilësisë së lartë në arsim.

Në të njëjtën kohë, Magna Charta Observatory është themeluar në vitin 2001 nga Shoqata e Universiteteve Evropiane dhe Universiteti i Bolonjës, me focus kryesor parimet e lirisë akademike dhe autonomisë institucionale të përcaktuara në Magna Charta Universitatum në krye të debateve të arsimit të lartë në nivel institucional, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe të mbikëqyrë pajtueshmërinë me këto parime nga nënshkruesit.

Prof. Altın mori pjesë gjithashtu edhe në në Konferencën e titulluar "Universitetet, Studentët dhe Shoqëritë: Duke vendosur lidhjen midis lirisë akademike dhe qyteteve kreative” organizuar nga Magna Charta Observatory dhe Universiteti i Bolonjës me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Magna Charta Universitatum. Përfaqësues të nderuar nga Këshilli i Magna Charta Universitatum, Shoqata e Universiteteve Evropiane, Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve, Grupi i Nivelit të Lartë të BE-së për Modernizimin e Arsimit të Lartë, Grupi “Coimbra”, Rrjeti i Universiteteve nga kryeqytetet e Europës (UNICA), Fondacioni i Qatar-it, si edhe përfaqësuesit e studentëve nga Bashkimi i Studentëve Evropian dhe Studentët Norvegjezë si dhe Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Akademikëve mbajtën prezantime të detajuara lidhur me tematikat e trajtuara në Konferencë.

Prezantimet u përqendruan në domosdoshmërinë për të siguruar një qasje në mësimdhënie me objektiv kryesor studentin, dhe në aktivitete të tjera të kryera nga universitetet, si dhe në domosdoshmërinë për të parë universitetet si institucione që duhet të rrënjosen thellë në mjedisin lokal ku ata janë të vendosur për të qënë në gjendje të kontribuojnë në mënyrën e duhur për zhvillimin e qyteteve dhe rajoneve të tyre përkatëse, veçanërisht në synimin për konceptin e "qytetit kreativ" që i referohet tipareve që qytetet duhet të pretendojnë në ekonominë dhe shoqërinë e shekullit të 21-të bazuar në informacionin inovativ dhe prodhimin e njohurive.

Gjatë punimeve të kësaj konference, Prof Altın gjithashtu u takua me homologë dhe përfaqësues të nivelit të lartë të universiteteve të mirënjohura të Europës dhe Amerikës, me të cilët diskutoi në detaje për mundësitë e vendosjes dhe konsolidimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes universiteteve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share