arrow

news

Universiteti EPOKA miraton ‘Kartėn Evropiane pėr studiuesit’ dhe ‘Kodin e sjelljes pėr punėsimin e studiuesve.

January 21st, 2015

Universiteti EPOKA miraton ‘Kartėn Evropiane pėr studiuesit’ dhe ‘Kodin e sjelljes pėr punėsimin e studiuesve.

Universiteti EPOKA miraton ‘Kartėn Evropiane pėr studiuesit’ dhe ‘Kodin e sjelljes pėr punėsimin e studiuesve.

Komisioni Evropian ka përcaktuar, si pjesë të strategjisë për stimulimin e  rritjen ekonomike dhe  punësimit kthimin e punës së studiuesve në një  karrierë tërheqëse. Kësisoj, së fundmi janë prezantuar ‘Karta Evropiane për studiuesit’ dhe ‘Kodi i sjelljes për punësimin e studjuesve’. Këto dy dokumente  ju adresohen studiuesve , punëdhënësve si dhe financuesve në sektorin publik dhe atë privat. 
‘Kodi i sjelljes për rekrutimin e studiuesve’ synon të përmirësojë proçesin e punësimit, t'i bëjë proçedurat e përzgjedhjes më të drejta dhe më transparente dhe propozon mënyrat e ndryshme të përcaktimit të meritës. Kështu, merita nuk duhet të matet vetëm nga numri i botimeve por nga një seri kriteresh vlerësimi, të tilla si: mësimdhënia, mbikqyrja, puna në grup, transferimi i njohurive, si dhe menaxhimi dhe ndërgjegjësimi përmes aktiviteteteve  publike.
Universiteti EPOKA miraton ‘Kartën Evropiane për studiuesit’ dhe ‘Kodin e sjelljes për punësimin e studiuesve", në Dhjetor 2014. Universiteti Epoka, tashmë është  listuar  ndër institucionet e tjera që kanë miratuar deklaratën. http://ec.europa.eu/euraxess/index.cfm/rights/charterAndCode
Versioni i plotë i "Kartës Evropiane për Hulumtues dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Hulumtuesve " mund të gjenden ne këtë link http://ec.europa.eu/euraxess/pdf/brochure_rights/am509774CEE_EN_E4.pdf 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share