arrow

news

Universiteti Epoka mikėpret “Takimin mbarėkombėtar tė biznesit”

May 29th, 2014

Universiteti Epoka mikėpret “Takimin mbarėkombėtar tė biznesit”

Universiteti Epoka mikėpret “Takimin mbarėkombėtar tė biznesit”

Universiteti Epoka me datë 28 Maj 2014 mirëpriti në ambientet e saj “Takimin Mbarëkombëtar të Biznesit”, një aktivitetet i organizuar nga Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD) , si pjesë e projekteve të saj për të përfaqësuar biznesin dhe burimet njerëzore shqiptare. Universiteti Epoka ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ACITAD, sipas të cilës Universiteti Epoka do të jetë partneri kryesor ndërmjet të gjitëh institucioneve të arsimit të lartë në aktivitetet e zhvillimit të ACITAD.

Në këtë event morën pjesë 60 kompani nga Kosova dhe 100 anëtarë e të ftuar të ACITAD nga sektorët e ndërtimit, industrisë kimike, prodhimeve ushqimore, tekstilit etj. Qëllimi i këtij organizimi është vendosja e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e tregtisë, sipërmarrjes dhe ndarjes së eksperiencave midis dy shteteve të së njëjtës kombësi. Me intensifikimin e këtyre kontakteve kërkohet të vendosen baza të forta për një ekonomi prodhuese, importuese dhe eksportuese të denjë për të konkuruar në tregjet ndërkombëtare.

itin e kaluar Universiteti Epoka dhe ACITAD kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi sipas të cilës të dy palët kanë rënë dakord në mbështetjen reciproke dhe organizimin e aktivitete të përbashkëta në fusha me interes të dyanshëm  dhe ato të zhvillimit të biznesit, si dhe do të kryejnë organizime të përbashkëta të programeve të trajnimit në lidhje me zhvillimin e burimeve njerëzore në kuadër të praktikave të studentëve dhe klubeve studentore që kanë si fushë interesi biznesin, sipërmarrjen dhe inovacionin.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share