arrow

news

Universiteti Epoka merr pjesė nė Workshopin Ndėrkombėtar tė Nanobioteknologjisė (JRC) nė Ispra, Itali nga 24-26 nėntor 2014.

December 2nd, 2014

Pjesëtarët e stafit Dr. Albana Halili dhe Dr. Arban Uka kane marrë pjesë si ekspertë të ftuar në Workshopin Ndërkombëtar të nanobioteknologjisë që u zhvillua në Qendrën e Kërkimeve të Përbashkëta (JRC). JRC është një shërbim i Komisionit Europian që angazhon akademikë për të kryer kërkime në mënyrë që të sigurojë këshillim shkencor të pavarur dhe mbështetje për politikat e BE-së. JRC ka shtatë institute që janë të vendosur në pesë shtete të ndryshme: Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë.
 
 
Njëzet e pesë kontribues nga trembëdhjetë vende të ndryshme të botës prezantuan punën e tyre në seminar. Pjesëmarrësit patën mundësinë për të vizituar laboratorët e qendrës kërkimore.
 
Prezantimi i Dr Halilit titullohej "Karakterizimi i nanofibrave electrospun për aplikimet inxhinierike të indeve ". Bazuar në punën eksperimentale u argumentua se nanofibrat e përgatitura nga procesi electrospinning mund të përdoren për indet artificiale. Në referat u shpjegua procesi i përgatitjes së nanofibrave electrospun, parametrat e përgatitjes që ndikojnë tek ata, optimizimin e këtyre parametrave dhe sfidat e përdorimit të tyre në indet artificialë. Dr Uka referoi mbi "Karakterizimin e faqeve reaktive mbi grimcat duke përdorur sipërfaqe të mëdha të mirëpregatitura’. Në prezantim u shpjegua se në procesin e përgatitjes së nanogrimcave ka nevojë për rezultate eksperimentale nga eksperimente të mire kontrolluara - me informacionin maksimal të mundshëm mbi molekulat që marrin pjesë në ndërveprim dhe sipërfaqja ku ndërveprimi ndodh - që do t’u kalohet teoricienëve për të testuar modelet e tyre.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share