arrow

news

Universiteti Epoka merr pjesė nė Erasmus+ Projects

October 27th, 2015

Universiteti Epoka merr pjesė nė  Erasmus+ Projects

Universiteti Epoka merr pjesė nė Erasmus+ Projects

Në thirrjen e fundit të programit Erasmus + të financuar nga Komisioni Evropian për vitin akademik 2014-2015, Universiteti Epoka u angazhua në dy projekte.

Projekti i parë që u financua nga Komisioni Evropian është "Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri", nr. 561510-PPE-1-2015-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP (QAinAL), i shpallur nën thirrjen KA2- Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë (Thirrja për projekte EAC/A04/2014). Ky projekt udhëhiqet nga Universiteti i Salzburgut, ndërsa Universiteti Epoka është partner i barabartë në konsorcium e projektit.

Objektivi më i gjerë i projektit është të krijojë dhe mbështesë proceset dhe mekanizmat e arritjes së cilësisë për të siguruar një menaxhim efektiv dhe për të përmirësuar mësimdhënien dhe mësimnxënien në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti synon të mbështesë këto institucione në Shqipëri për të arritur prioritetet e dy dokumenteve kryesore: "Rritja e ndikimit të zhvillimit të BE-së: Agjendë për Ndryshim" dhe "Arsimin e Lartë Evropian në Botë". Ky projekt drejton prioritetet kombëtare për Projekte të përbashkëta, proceset dhe mekanizmat e sigurimit të cilësis, nën kategorinë C – përmirësimi i menaxhimit dhe funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Ndërkohë, në projektin e dytë, me numër 561.485-PPE-1-2015-AT-EPPKA2-CBHE-JP, i quajtur "Zhvillimi i planprogrameve mësimore të përbashkëta në Shkencat Politike Evropiane, MA", Universiteti Epoka është një partner strategjik dhe do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara në kuadër të projektit .
Ky projekt ambicioz është iniciuar nga Universiteti i Salzburgut, Austri, dhe kërkon të zhvillojë një program të përbashkët studimi master që do të njihet në të gjithë Bashkimin Evropian. Qëllimi final i projektit është të zhvillojë një program të përbashkët studimi master në Shkenca Politike, ku studentët shqiptarë do të studiojnë një vit në Shqipëri dhe në një vit në një universitet të BE-së, teza e masterit të të cilëve do të udhëhiqet nga dy udhëheqës, gjë që do të përmirësojë dukshëm përgatitjen e tyre akademike dhe profesionale. Projekti zyrtarisht ka filluar në tetor 2015 dhe do të përfundojë në tetor 2018.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share