arrow

news

Universiteti Epoka mbyll me sukses punimet e Konferencės sė Dytė Ndėrkombėtare Ballkanike mbi sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

May 27th, 2013

Universiteti Epoka mbyll me sukses punimet e Konferencės sė Dytė Ndėrkombėtare Ballkanike mbi sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

Universiteti Epoka mbyll me sukses punimet e Konferencės sė Dytė Ndėrkombėtare Ballkanike mbi sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare Ballkanike Mbi Sfidat e Inxhinierisë së Ndërtimit u mbajt në Universitetin Epoka, Shqipëri, përgjatë tre ditëve, në 23-25 Maj të 2013.

Mbi 200 delegatë moren pjesë në këtë organizim, nga 20 vende të ndryshme të rajonit dhe më tej. Konferenca përfshiu prezantime nga një gamë e gjerë temash dhe problematikash të Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjatë tre ditëve të konferencës u prezantuan rreth 140 artikuj shkencorë, të organizuar në 11 seanca prezantimesh, postera dhe një seancë e veçantë për aplikimit e testit DMT.

Konferenca u organizua në katër seanca. Ceremonia e hapjes u mbajt në Hotelin Tirana Internacional, ku organizatorët e konferencës dhe anëtarë të qeverisë iu drejtuan audiencës me fjalimin e hapjes.

Z. Fatmir Mediu, Minister i Mjedisit dhe Administrimit të Burimeve Ujore dhe Pyjore, mbajti një fjalim në ceremonine e hapjes, ku theksoi rolin e shkencës si një faktor i rëndesishëm në hartimin e politikave urbane të suksesshme. Ai shprehu mbeshtetjen e tij për punën kërkimore, duke e konsideruar si një nga pikat me të rëndësishme për politika të suksesshme për mbrojtjen e mjedisit. Z.Mediu shprehu vleresimin e tij për rëndësinë që kanë studimet dhe puna kërkimore e pjesëmarrësve në konferensë, si një kontribut i rëndësishëm për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit. Në këtë kuadër ai inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdojnë studimet e tyre edhe në të ardhmen.
Sesioni i parë iu kushtua prezantimeve të të ftuarve të nderit, të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre në sfidat e ndryshme me të cilat po përballet sot sektori i ndërtimit. Gjatë pasdites dhe ditën e nesërme, pjesëmarrësit patën mundësi të zgjedhin ndërmejt sesioneve paralele që i perkisnin një sërë fushash tekinke si: Struktura dhe Sizmika, Inxhinieria Bregdetare dhe ajo e Porteve, Analiza Numerike në Inxhinieri, Teknologjia e Ndërtimit dhe Menaxhimit, Matarialet e Ndërtimit, Inxhinieria Gjeoteknike, Inxhinieria Hidraulike, Inxhinieria e Transportit, Ndërtesat Historike dhe Monumentale dhe Raste të veçanta Studimore.

Çdo artikull shkencor u paraqit në formë prezantimi ose posteri. Abstraktet dhe materialet shkencore në formë më të detajuar u publikuan në Librin e Abstrakteve dhe artikujt e plotë në CD.

Gjatë ditës së tretë u zhvilluan aktivitete të ndryshme. Një grup i pjesëmarrësve vizituan Vlorën, Apolloninë dhe Durrësin, ku patën mundësi të krijojnë miqësi të reja me kolegë dhe studentë, si dhe të shijojnë ushqimin dhe natyrën shqiptare.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share