arrow

news

Universiteti Epoka lanēon 'SoftUP' pėr tė ndihmuar organizatat qė punojnė me projekte sociale

March 9th, 2015

Universiteti Epoka lanēon 'SoftUP' pėr tė ndihmuar organizatat qė punojnė me projekte sociale

Universiteti Epoka lanēon 'SoftUP' pėr tė ndihmuar organizatat qė punojnė me projekte sociale

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit Epoka organizon aktivitetin e parë në Shqipëri që mbështet zhvillimin e software me qëllim forcimin e përgjegjësisë sociale në mesin e studentëve dhe më gjerë. 
Kjo ngjarje është e hapur për të gjitha OJF-të, shkollat dhe institucionet qeveritare që kanë nevojë për zgjidhje software. Studentët e Universitetit Epoka do të ofrojnë mbështetjen e tyre me mbikëqyrjen e një grupi mentorësh gjatë gjithë semestrit.
Z. Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë gjatë ceremonisë së hapjes të aktivitetit 'SoftUP' organizuar më 9 mars, 2015 tha se Universiteti Epoka i ka rezistuar suksesshëm tërmetit të reformës arsimore në Shqipëri. Komplimentet e zotit Peleshi shkuan për studentët që zgjedhin IT si derë për shumë mundësi dhe zhvillim. Qeveria Shqiptare, pertej ndërmarrjeve të tjera, tha ai, është duke planifikuar prezantimin e ‘propozimeve te pakërkuara’ si pjesë e ligjit të ri, për të adresuar nevojën e madhe për modernizim dhe berjen e shërbimeve të arritshme për të gjithë qytetarët.
Zonja Milena Harito, Ministre për Inovacionin gjatë fjalës hapëse të 'SoftUP' tha se risitë dhe inovacioni nuk duhen pritur vetëm nga qeveria. Ato duhet të vijnë nga shumë burime. OJF-te kanë nevoja të panumërta dhe pak burime ndërkohë studentët e Universitetit Epoka janë të gatshëm të kontribuojnë për mirë duke sjellë vlerë të prekshme në botën e vërtetë, tha zonja Harito. Ajo shpreson qe studentët e Universitetit Epoka do të veprojnë si ambasadorë të zgjerimit te këtij projekti dhe në universitete të tjera.
 
Në ditën e parë, të gjithë institucionet e regjistruara gjatë fazës paraprake përshkruan problemet e tyre që kërkojne zgjidhje software, keshtu studentët bënë vlerësimin e nevojave te tyre. Një zgjidhje paraprake dhe ideja fillestare mbi software do të propozohet deri ditën e premte, me 13 mars.
Studentët dhe organizatat do të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e produktit final të mbikqyrur nga instruktorët e Universitetit Epoka deri më 29 maj. Departamenti i Inxhinierise Kompjuterike në Universitetin Epoka është pjesë e Fakultetin te Arkitekturës dhe  Inxhinierisë.
Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Prof. Dr. Huseyin Bilgin përshëndeti të ftuarit. Ne fjalën e hapjes Z. Bilgin tha ‘Jam i lumtur qe sot mirepresim  mbi 20 OJQ-ve që veprojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Unë jam mirënjohës ndaj seciles prej tyre për pjesëmarrjen në këtë eveniment. Ne, ne Universitetin Epoka kemi misionin e edukimit dhe pergatitjes se studentëve ne nivelet më të larta të kompetencës, duke siguruar aftësitë e nevojshme për tregun e punës. SoftUP është një dëshmi e qartë e përgjegjësisë sociale që studentët tanë kanë dhe mbështetjen e tyre ndaj njerëzve dhe organizatave që ndihmojnë të tjerët. Universiteti Epoka  beson që dituria e vërtetë që studentët tanë fitojnë, aftësitë e tyre në Anglisht dhe aftësitë sociale përfaqësojnë një pikë të fortë për aspiratat e tyre të ardhshme’  tha Z. Bilgin.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share