arrow

news

Universiteti “Epoka”, institucion partner nė organizimin e Konferencės “Dimensioni Europian nė kontekstin kombėtar”

November 17th, 2014

Më 14-15 nëntor 2014, Konferenca e Dytë Ndërkombëtare Arsimore të Shqipërisë “Dimensioni Europian në kontekstin kombëtar”, zhvilloi punimet në Tiranë, e organizuar nga Qendra për Arsim Demokratik. Universiteti “Epoka” ishte institucion partner në organizimin e këtij aktiviteti shkencor.
Kjo Konferencë ishte një forum me pjesëmarrjen e personelit akademik dhe profesionistëve nga fushat e shkencave të edukimit  nga Shqipëria, rajoni, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pasur si qëllim kryesor krijimin e  mundësive për personelin akademik  dhe profesionistët që të mblidhen në një forum profesional dhe të diskutojnë e të shkëmbejnë përvojat mes tyre për çështje me interes të përbashkët nga fusha të ndryshme të edukimit siç është: Qytetaria europiane dhe indentiteti kombëtar, Legjislacioni dhe Politika arsimore, Qeverisja: Lidershipi si dhe Menaxhimi dhe administrimi.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share