arrow

news

UNIVERSITETI EPOKA I BASHKOHET NJE PROJEKTI COST

September 5th, 2014

COST eshte nje kornize nderqeveritare per Bashkepunimin Europian ne Shkence dhe  Teknologji qe lejon kordinimin e hulumtimit kombetar te financuar ne nje nivel europian. COST kontibuon ne reduktimin e fragmentimit ne investimet kerkimore euriopiane dhe ne hapjen e zones kerkimore euriopiane per te bashkepunuar ne mbare boten. Si pararendes te kerkimit te avancuar multidisiplinar, COST luan nje rol shume te rendesishem ne ndetimin e nje zone Europiane te studimit. Ky projekt parashikon dhe plotëson aktivitetet e Programeve Kornizë të BE-së, që përbëjnë një "urë" drejt komuniteteve shkencore të vendeve në zhvillim. Gjithashtu COST rrit lëvizshmërinë e kërkuesve ne te gjithë Evropën dhe nxit krijimin e ekselencës shkencore duke organizuar financimin e drejtpërdrejtë te takimeve, trajnimeve, seminareve dhe konferencave te ndryshme. 
 
Universiteti Epoka pati ne aplikim të suksesshem për t'u bashkuar me projektin COST titulluar: Electrospun nano-fibres for bio inspired composite materials and innovative industrial applications’ (MPNS COST Action MP1206). Ky projekt ka gjithsej 45 partnerë, nder te cilet Universiteti EPOKA është pjesëmarrës si ‘Near Neighbor Country’. Gjatë këtij projekti, anëtarët e universitetit do të ndajnë dhe fitojne përvojë dhe njohuri në aplikimet e nanofibrave në fushat biomjekësore dhe teknike, si dhe shëndetesi dhe çështjet e mjedisit.
 
‘Electrospinning’, një proces elektro-hidrodinamik, është një teknologji me aftesi të shumta dhe premtuese me qellim prodhimin e nanofibrave te përbërë nga polimere të ndryshem dhe polimere kompozit. Nanofibrat e prodhuara me kete teknike janë unike dhe kane nje fushe te gjere aplikimesh nder te cilat mund te permenden inxhinieria e indeve, sistemet shperndares të ilaceve, mjekësi rigjeneruese, biosensoret, industria e tekstilit etj ... Nanofibrat gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e ushqimit, i cili mund të përfshijë imobilizimin e enzimave, enkapsulimi i perberjeve ushqimore bioactive dhe mikroorganizmave, fabrikimit të pajisjeve sensore, dhe në aplikimet aktive dhe inteligjente te paketimit të ushqimit . Përdorime të tjera të reja janë propozuar për aplikime në fushen e energjisë dhe ne elektronika te ndryshme te tjera. Prandaj teknika ‘electrospinning’ është shumë e rëndësishme në kohë dhe paraqet mundësitë e shumta për të kontribuar ne zgjidhjen e sfidave globale në lidhje me shëndetin e njeriut, cilësinë e ujërave, sigurinë e ushqimit, mjedisit dhe çështjet e energjisë. 
 
Perfaqesuese per kete projekt COST eshte Dr. Albana Halili. Ajo ka një përvojë te gjate në fushen ‘electrospinning’ dhe ne zbatimin e tyre në sistemet biologjike sidomos si biomateriale për përdorim në inxhinierinë e indeve dhe sistemet shperndares te ilaceve. Puna e saj është botuar në revista prestigjioze dhe eshte prezantuar në konferenca te ndryshme ku eshte vleresuar dhe me cmime ne shume evente. Projekti COST MP1206 ka një jetëgjatësi prej katër vitesh, dhe do të përfundojë ne muajin maj 2017. 
 
Për më shumë informacion në lidhje me Programin COST, ju lutem vizitoni: http://www.cost.eu/

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share