arrow

news

Universiteti Epoka fitojnė konkursin “Open Data Age Experience”

May 17th, 2014

Universiteti Epoka fitojnė konkursin “Open Data Age Experience”

Universiteti Epoka fitojnė konkursin “Open Data Age Experience”

Studentët e Universitetit Epoka, pjesë e Departamentit të Inxhinierisë, Sabri Nuzi, Nertil Zhuri dhe morën pjesë në konkursin dhe u vlerësuan me çminin e parë në konkursin “Open Data Experience”. Projekti i paraqitur nga studentët e Epokës, kishte si qëllim të sillte në një formë më të aksesueshme informacionet mbi shërbimin e shëndetit parësor si: informacione mbi qendrat shëndetësore dhe shërbimet që ofrojnë, farmacitë, mjekët dhe specialitetet e tyre si dhe mbi barnat, me një ndërfaqe interaktive dhe të thjeshtë, ku informacioni vjen më afër përdoruesve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në qendrën “ProTik” me prezencën e Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, sponsorëve të ndryshëm të këtij aktivitetit, pjesmërrësve dhe të ftuarve të shumtë. Studentët e tre grupeve finaliste të këtij konkursi paraqiten projektet e tyre në ceremoninë e mbylles së “Java e Inovacionit 2014”, para një jurie të përzgjedhur dhe një auditori të përbërë nga figura të ndryshme publike dhe drejtues të kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në vend. Të tre projektet finalistë u vlerësuan si mjaft cilësore, çka tregoi një profesionalizëm të madh në mesin e studentëve.

Konkursi “Open Data Experience” kishte për qëllim rritjen e transparencës dhe inkurajimin e studentëve të institucioneve arsimore publike dhe private, për krijimin e aplikacione inovative nëpërmjet përdorimit të teknologjive tëinformacionit dhe komunikimit dhe mbështetej nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe ProTik.

Universiteti Epoka gjithashtu falenderon studentët për arritjen e tyre në këtë konkurs dhe vlerëson punën e dy e grupeve të tjera (studentë që përfaqësonin Universitetin Politeknik të Tiranës).

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share