arrow

news

Universiteti Epoka dhe Universiteti Shtetėror Comrat nė Moldavi takohen pėr tė vendosur dialog konstruktiv qe siguron pėrmirėsimin e standardit tė arsimit tė lartė nė rajon

February 4th, 2015

Universiteti Epoka dhe Universiteti Shtetėror Comrat nė Moldavi takohen pėr tė vendosur dialog konstruktiv qe siguron pėrmirėsimin e standardit tė arsimit tė lartė nė rajon

Universiteti Epoka dhe Universiteti Shtetėror Comrat nė Moldavi takohen pėr tė vendosur dialog konstruktiv qe siguron pėrmirėsimin e standardit tė arsimit tė lartė nė rajon

Universiteti Epoka dhe Universiteti Shtetëror Comrat në Moldavi takohen për të vendosur dialog konstruktiv qe siguron përmirësimin e standardit të arsimit të lartë në rajon.

Prof. Dr. Remzi Altin, Rektor I Universitetit Epoka mirëpriti PhD. Tausangi Konstantin, Kryetar i Komitetit Organizativ të Konferencës Ndërkombëtare "Dialogu i qytetërimeve’, PhD Tufekci Feridun, PhD Sirkeli Vadim dhe Znj Nacioglo Natalia, studente PhD nga Universitetin Shtetëror Comrat në Moldavi.

Në fokus ishte krijimi i një dialogu konstruktiv për përmirësimin e standardit të arsimit të lartë në rajon. Me këtë rast u zhvillua dhe një prezantim mbi Konferencën Ndërkombëtare që do të mbahet gjatë 20-21 shkurt, 2015 në Universitetin Shtetëror Comrat në Moldavi. Konferenca trajton tema mbi etikën, edukimin, lirinë dhe përgjegjësinë në një botë që ndryshon. Stafi dhe studentët e Universitetit Epoka janë të mirëpritur për të marrë pjesë  dhe për t’u përfshirë në mënyrë aktive.

Universiteti Shtetëror Comrat u themelua më 11 shkurt, 1991. Institucioni është vazhdim I Gagauz National. Universiteti ka katër fakultete - Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Agroteknologjisë dhe Fakulteti i Kulturës Kombëtare. Përvec fakulteteve, Universiteti ka një qendër inovacioni dhe qendra të huaja kulturore - Gjermane, Amerikane, Britanike, Greke, Azere, Turke, dhe ajo Ruse që operojnë me sukses.

Përfaqësuesit e lartë te dy Universiteteteve ndanë dhe shkëmbyer planet mbi konferencat që do të organizohen në 2015.

Keshtu, Divizioni i Shkencave Sociale dhe Ekonomisë së Akademisë së Shkencave të Moldavisë pranë Universiteti Comrat organizon Konferencën Ndërkombëtare Shkencore "Dialogu i qytetërimeve: Etika, arsimi, liria dhe përgjegjësite në një botë që ndryshon " më 20-21 shkurt, 2015. Objektivat e Konferencës janë: diskutim i thelluar i problemeve aktuale filozofike, adoptimi i qasjeve moderne në të kuptuarit e dinamikës së shoqërisë bashkëkohore që zbulon njohuritë filozofike në kërkimin e përgjigjeve ndaj sfidave dhe çështjeve të botës moderne, duke përmbledhur pikëpamjet e mendimtarëve të shquar dhe studiuesve pararendës dhe ata bashkëkohore të etikës dhe moralit, arsimit, lirisë dhe përgjegjësisë.

Universiteti Epoka organizon ICES'15, Konferencën e 5të Ndërkombëtare për Studime Evropiane. Shumica e vendeve të Ballkanit janë duke përjetuar një proces të vështirë të integrimit në BE. Ky proces i gjatë përfshin fushat sociale, ekonomike, politike dhe shumë lloje të tjera të reformave. Të gjitha këto fusha të integrimit janë në fokus të Konferencës së 5të Ndërkombëtare për Studime Evropiane (ICES'15). Ndërsa këto fusha kanë qenë në vemendje për një kohë të gjatë, kjo konferencë ka për qëllim të promovojë një shkëmbim të ri ndërdisiplinor të ideve, njohurive, studimeve, informacionit  dhe rekomandime. Konferenca synon të lehtësojë shkëmbimet dhe komunikimin mes dijetarëve, profesionistëve dhe studentëve në të gjitha nënfushat kryesore të shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, sociologjisë, dhe tema të tjera të lidhura duke u fokusuar veçanërisht në perspektivat e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share