arrow

news

Universiteti Epoka dhe SIKA Hellas ABEE seminar me temė “Teknologjitė pėr Riparimin e Strukturave Betonarme

March 12th, 2013

Universiteti Epoka në bashkëpunim me SIKA Hellas ABEE, distributor i materialeve me bazë fibrash (FRP) në Greqi organizuan një Seminar Teknik me temë "Teknologjitë për Riparimin e Strukturave Betonarme, sipas Normës EN 1504". Seminari u drejtua nga Georgios Karydis (Ing, MSc, MNACE), përfaqësues i kompanisë. Cështjet e trajtuara ishin:

  1. Patologjia e Strukturave Betonarme
  2. Vlerësimi i strukturave
  3. Riparimi dhe mbrojtja
  4. Përforcim i strukturave

Qëllimi i këtij seminari ishte njohja e specialistëve në fushën e inxhinierisë së ndërtimit në Shqipëri me të rejat e fundit në lidhje me vlerësimin, mbrojtjen dhe përforcimin e strukturave betonarme. Për këtë arsye u ftuan në këtë seminar më shumë se 80 pjesëmarrës, ndër të cilët kishte përfaqësues të kompanive të ndërtimit, inxhinierë, profesorë dhe studentë të inxhinierisë së ndërtimit.

Vëmendje e vecantë ju kushtua procesit të përforcimit të elementeve strukturorë me materiale me bazë fibrash, duke u nisur nga puna kërkimore që po zhvillohet në Universitetin Epoka në lidhje me këtë fushë ..
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share