arrow

news

Universiteti Epoka dhe Kolegji Europian i Kosovės shqyrtojnė mundėsitė e bashkėpunimit

January 29th, 2015

Universiteti Epoka dhe Kolegji Europian i Kosovės shqyrtojnė mundėsitė e bashkėpunimit

Universiteti Epoka dhe Kolegji Europian i Kosovės shqyrtojnė mundėsitė e bashkėpunimit

Universiteti Epoka dhe Kolegji Europian i Kosovës shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, dhe Dekani i Kolegjit Europian të Kosovës, Prof. Dr. Ali Bajgora,  zhvilluan një takim më 29 janar 2015.

Në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushat e zhvillimit dhe zbatimit të projekteve, aplikimit për grante kërkimore, si dhe lëvizshmëria e personelit dhe e studentëve. Gjatë takimit, një theks të veçantë u vu në programet e financuara nga Bashkimi Europian. Diskutimet e përfaqësuesve të lartë dhe akademikëve u përqendruan gjithashtu në rëndësinë e rritjes së cilësisë në mësimdhënje,  ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë, nxitjes të stafit akademik për t'u angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin shkencor si dhe fusha të tjera të ndërlidhura.  E pranishme në takim, nga ana e Universitetit Epoka, Znj. Diturije Ismaili nga Zyra e Kërkimit dhe Projekteve u angazhua në detajet mbi mundësitë dhe projektet konkrete që të dy institucionet konsiderojnë të ndërmarrin. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share