arrow

news

Universiteti Epoka anėtarėsohet nė Shoqatėn Ndėrkombėtare tė Universiteteve

December 26th, 2013

Universiteti Epoka anėtarėsohet nė Shoqatėn Ndėrkombėtare tė Universiteteve

Universiteti Epoka anėtarėsohet nė Shoqatėn Ndėrkombėtare tė Universiteteve

Në muajin dhjetor 2013, Universiteti Epoka, u anëtarësua me të drejta të plota, në Shoqatën Ndërkombëtare të Universiteteve, në cilësinë e Universitetit të parë dhe të vetëm privat në Shqipëri që pranohet në këtë Shoqatë.

Misioni i kësaj Shoqate prestigjioze botërore, me bazë në UNESCO, është të ndërtojë një komunitetet botëror të arsimit të lartë. E themeluar në vitin 1950, Shoqata bashkon institucione dhe organizata nga rreth 120 vende të ndryshme të botës me qëllim reflektimin dhe veprimin konkret mbi sfida të përbashkëta dhe bashkëpunon me entitete të ndryshme ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare aktive në fushën e arsimit të lartë.

Shoqata synon të promovojë dhe fuqizojë detyrimin e universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë, si institucione sociale, të promovojnë nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit dhe shërbimeve, parimet e lirisë dhe drejtësisë, të dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor, dhe jep kontribut ndërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimit të ndihmës morale dhe materiale për përforcimin e arsimit të lartë në përgjithësi.
Anëtarësimi në këtë organizatë prestigjioze dhe tejet aktive në fushën e arsimit të lartë shënon një tjetër arritje të Universitetit Epoka në kuadër të përfshirjes së këtij të fundit në komunitetin global të arsimit të lartë, si dhe të rritjes së vazhdueshme të standardeve akademike dhe të cilësisë.

Anëtarisimi do ti hapë rrugën Universitetit Epoka për të marrë pjesë aktivisht në politikëbërjen në nivel ndërkombëtar mbi arsimin e lartë dhe në të njëtin kohë Universiteti do të mund të përfitojë nga Shoqata, ekspertizë në fushën e strategjive të ndërkombëtarizimit, zhvillimit të qëndrueshëm, integritetit akademik dhe shkencor, arsimit gjithëpërfshirës dhe do të përfitojë nga rrjeti mundësi më të mëdha për pjesëmarrje në aktivitete, projektet, grante në fushat e përmendura.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share