arrow

news

Universitet Epoka merr pjesë në panairin e parë “High Tech Show”

May 14th, 2015

Universitet Epoka merr pjesë në panairin e parë “High Tech Show”

Universitet Epoka merr pjesë në panairin e parë “High Tech Show”

Universiteti Epoka mori pjesë në Panairin e Teknologjisë “High Tech Show” të organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike në bashkëpunim me Tirana Expo Centre, gjatë 11-13 maj 2015. Panairi mirëpriti për 3 ditë rradhazi universitetet dhe kompanitë më me emër, ku patën rastin të prezantojnë produktet e tyre kërkimore në fusha të ndryshme të teknologjisë.

Universiteti Epoka prezantoi vizitorët me sistemet më të reja të automatizimit dhe aplikacionet web të menaxhimit të shkollave të zhvilluara nga Zyra e Koordinimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICTCO), si dhe me disa aplikacione të fundit të zhvilluara nga studentët për projektet e tyre kërkimore.

K12ms është një nga produktet e prezantuara nga ICTCO. Ky aplikacion web-i për menaxhimin e shkollave është zhvilluar për të ndihmuar administratorët dhe mësuesit e shkollave fillore, 9-vjeçare dhe të mesme, në aktivitetet e tyre ditore si menaxhimi i nxënësve dhe i klasës, detyrat, ndjekja e mungesave, etj. Dhe shume veçori të tjera të cilat lehtësojnë procesin mësimor. Gjithashtu, u vjen në ndihmë prindërve për të qenë të përditësuar me progresin e fëmijëve të tyre.

Një produkt tjetër që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve ishte Sistemi i Automatizimit Epoka, i cili është gjithashtu një aplikacion web-i për menaxhimin e universitetit. Ky sistem mundëson të gjitha proçeset dhe proçedurat në lidhje me aktivitetet ditore të studentëve, stafit akademik dhe administrativ.

Ndërkohë, okazioni.yt, një nga produktet e prezantuara në panair, është një aplikacion i zhvilluar nga studentët e Universitetit Epoka në dy platforma; Web dhe Mobil. Ky aplikacion mundëson një takim praktik ndërmjet njerëzve që duan të shesin produktet e tyre shpejt dhe atyre që duan të blejnë lirë.

Stafi dhe studentët e Universitetit Epoka u takuan me të pranishmit në panair dhe dhanë informacion të detajuar në lidhje me veçoritë e projekteve tashmë të përfunduara të ICTCO-së dhe studentëve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share