arrow

news

Universiada Tirana 2016: Universiteti Epoka fiton vendin e dytė

November 15th, 2016

Universiada Tirana 2016: Universiteti Epoka fiton vendin e dytė

Universiada Tirana 2016: Universiteti Epoka fiton vendin e dytė

Universiteti Epoka, mori pjesë në Universiada Tirana 2016, ku morën pjesë 25 universitete nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ky aktivitet synoi të promovojë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive ndërmjet universiteteve në nivel mbarëkombëtar dhe të nxisë e inkurajojë studentët për t’u angazhuar në aktivitete të tilla fizike e sportive.
Universiteti Epoka u përfaqësua me skuadrën e saj të futbollit e cila kaloi me sukses 4 raunde duke arritur deri në ndeshjen finale. Skuadra jonë u ndesh me skuadrën e Universitetit të Tiranës, ndeshje e cila përfundoi 2-1 në favor të Universitetit të Tiranës. 
Më poshtë do të gjeni rezultatet e ndeshjeve të skuadrës sonë.
 
1. Universiteti Epoka 4 - 1 Universiteti i New York Tirana
2. Universiteti Epoka 5 - 2 Shoqata e Futbollit Ulqin
3. Universiteti Epoka 1 - 0 Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
4. Universiteti Epoka 1-1 Universiteti i Prishtinës ( 3-2 Penallti)
5. Universiteti Epoka 1-2 Universiteti i Tiranës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share