arrow

news

Unioni i Universiteteve tė Ballkanit

September 16th, 2014

Unioni i Universiteteve tė Ballkanit

Unioni i Universiteteve tė Ballkanit

Universiteti Epoka merr pjesë themelimin e Unionit të Universiteteve të Ballkanit

Më 11 shtator 2014, u themeleu Unioni i Universiteteve të Ballkanit në Edirne, Turqi, në një mbledhje të organizuar nën kujdesin e Universitetit të Trakyas, me pjesmarrjen e rektoreve dhe përfaqësuesve të tjerë nga 36 universitete të Ballkanit.

Universiteti Epoka është një nga institucionet bashkë-themeluese e këtij unioni ku Rektori Prof. Dr. Remzi Altın, mori pjëse në mbledhjen e themelimit dhe firmosi marrëveshjen e sipër përmenduar sëbashku me 35 universitete të mirnjohura të rajonit të Ballkanit.

Në këtë kontekst, Prof. Dr. Yener Yörük, Rektor i Universitetit të Trakyas u zgjodh President i Unionit të Universiteteve të Ballkanit deri më 31 Dhjetor 2015. Sekretariati i përhershëm i Unionit do të vendoset në Universitetin e Trakyas. Rektori i Univeristetit Ionian, Prof. Dr. Triantafyllos Albanis do të mbajë pozicionin e presidentit të nderit. Në të njëjtën kohë, që prej 2016, Prof. Dr. Ivan Ilchev, Rektor i Universitetit të Sofia St. Kliment Ohridski, do të jetë presidenti i ardhshëm i Unionit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share