arrow

news

U mbajt nė Durrės Takimi i Tretė i Forumit tė Pavarur tė Rektorėve

November 8th, 2017

U mbajt nė Durrės Takimi i Tretė i Forumit tė Pavarur tė Rektorėve

U mbajt nė Durrės Takimi i Tretė i Forumit tė Pavarur tė Rektorėve

Më 4 nëntor 2017, u mbajt në Durrës Takimi i Tretë i Forumit të Pavarur të Rektorëve, me pjesëmarrjen e Rektorëve dhe autoriteteve të tjera drejtuese të institucioneve private të arsimit të lartë (IAL).

Forumi i Pavarur i Rektorëve përfaqëson një platformë që siguron komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse si dhe shërben për të përcjellë arritjet, opinionet dhe pikëpamjet e IAL-ve pjesëmarrëse tek autoritetet publike, palët e interesuara si dhe publiku i gjerë.

Gjatë Takimit të Tretë të Forumit të Pavarur të Rektorëve, përfaqësuesit e IAL-ve private vunë në dukje rëndësinë e mbedhjes së Konferencës së Rektorëve si një detyrim ligjor që buron nga ligji i ri i arsimit të lartë të vitit 2015 si dhe të përmbylljes së procesit të miratimit të akteve nënligjore që do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të duhur të ligjit në fjalë, si një element thelbësor i reformës së arsimit të lartë.

Duke qenë se ky vit shënon 15-vjetorin e themelimit të institucionit të parë privat të arsimit të lartë në Shqipëri, përfaqësuesit e IAL-ve pjesëmarrëse ranë dakord në lidhje me organizimin e një konference të përbashkët në fund të muajit janar 2018, e cila do të përqendrohet në kontributin e arsimit të lartë privat në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share