arrow

news

U mbajt nė Durrės Takimi i katėrt i Tryezės sė Rrumbullakėt tė IAL-ve private

November 8th, 2008

U mbajt nė Durrės Takimi i katėrt i Tryezės sė Rrumbullakėt tė IAL-ve private

U mbajt nė Durrės Takimi i katėrt i Tryezės sė Rrumbullakėt tė IAL-ve private

Më 8 nëntor 2015, u mbajt në Durrës Takimi i katërt i Tryezës së Rrumbullakët të institucioneve private të arsimit të lartë (IAL), me pjesëmarrjen e Rektorëve dhe drejtuesve të tjerë të lartë të IAL-ve në fjalë.

Përfaqësuesit e IAL-ve pjesëmarrëse ranë dakord të themelojnë Forumin e Pavarur të Rektorëve si një platformë që do të sigurojë komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse dhe do të shërbejë gjithashtu për të përcjellë arritjet, opinionet dhe pikëpamjet e IAL-ve pjesëmarrëse tek autoritetet publike, palët e interesuara si dhe publiku i gjerë.

Përfaqësuesit e IAL-ve pjesëmarrëse shprehën gjithashtu gatishmërinë e tyre për të konkretizuar bashkëpunimin nëpërmjet botimit të revistave shkencore, organizimit të konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore të përbashkëta, si dhe përmes sigurimit të qasjes në biblioteka për stafin dhe studentët e institucioneve partnere.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share