arrow

news

U mbajt nė Durrės Takimi i Dytė i Forumit tė Pavarur tė Rektorėve

November 9th, 2016

U mbajt nė Durrės Takimi i Dytė i Forumit tė Pavarur tė Rektorėve

U mbajt nė Durrės Takimi i Dytė i Forumit tė Pavarur tė Rektorėve

Më 5 nëntor 2016, u mbajt në Durrës Takimi i Dytë i Forumit të Pavarur të Rektorëve, me pjesëmarrjen e Rektorëve dhe drejtuesve të tjerë të lartë të institucioneve private të arsimit të lartë.
Forumi i Pavarur i Rektorëve përfaqëson një platformë që siguron komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse si dhe shërben për të përcjellë arritjet, opinionet dhe pikëpamjet e IAL-ve pjesëmarrëse tek autoritetet publike, palët e interesuara si dhe publiku i gjerë.
Gjatë Takimit të Dytë të Forumit të Pavarur të Rektorëve, përfaqësuesit e IAL-ve private vunë në dukje vonesat në miratimin e akteve nënligjore që do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të duhur të ligjit të ri të arsimit të lartë të vitit 2015, i cili përfaqëson një pjesë thelbësore të reformës së arsimit të lartë. Përfaqësuesit e IAL-ve pjesëmarrëse gjithashtu ranë dakord në lidhje me organizimin e një konference të përbashkët në fund të muajit janar 2017, e cila do të përqendrohet në studimin e lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe ekonomisë së dijes.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share