arrow

news

Tung ideve

March 26th, 2015

Tung ideve

Tung ideve

Universiteti Epoka ka për qëllim krijimin e një mjedisi që ka në qendër të vëmendjes të mësuarit e studentëve. "Tung ideve" ishte aktiviteti më i ri që tërheqi vëmendjen e 16 grupeve studentore për të punuar në një ide të re biznesi ‘startup’. Më 27 mars 2015 u organizua finalja. Koha e vënë në dispozicion për të gjitha prezantimet e studentëve ishte e njëjtë ndërkohë dhe përzgjedhja efituesve u bë nga një juri e pavarur. Të gjitha aspektet e zhvillimit te projekteve ‘startup’ ishin konsideruar nga studentët; propozimi i vlerave, audienca e synuar, financimi, aktivitetet kryesore, promovimi, partnerët kyç, burimet e tjera dhe shume aspekte të tjera. Interesant është fakti se shumë projekte përfshinin elementët e përgjegjësisë sociale si ndarjen e fitimit për kauza të ndryshme sociale. Kreativiteti ishte në bazë të të gjitha ideve te biznesit dhe në këtë mënyrë u terhoq dhe interesi i sponsorëve të jashtëm. Zonja Milena Harito, Ministrja Shqiptare për Inovacionin vlerësoi studentët e Universitetit Epoka me këtë rast. Më pëlqen dinamizmi juaj dhe ju jeni me fat që studioni në këtë Universitet; tha Ministrja Harito pasi ndoqi prezantimet dhe ndërveproi me studentët. Një nga idetë e studentëve që veçanërisht tërhoqi interes ishte e ngjashme me një ide që planifikohet të ndërmerret nga Qeveria Shqiptare me qëllim për të shmangur evazionin fiskal. Ky projekt parashikon një aktivitet promovues dhe një llotari që do të organizohet për të përfshire faturat fiskale me qëllim për të rritur përdorimin e tyre. Një nga sugjerimet kryesore që Ministrja Harito ndau me studentet ishte se idetë duhet të sillen sa më afër realitetit të jetë e mundur. Themelimi i ‘Agjencisë së Inovacionit’ u konfirmua dhe pritet të jetë një shtytës i metejshem për ide realiste dhe të zbatueshme  në fushën e bizneseve ‘startup’. Ndërkohë, Minsitrja thekson se në nivel të administratës publike mungojnë menaxherët e mirë të projekteve.

Ideja fituese si pjesë e programit ‘Tung Ideve’ u votua nga juria dhe ishte 'FITTIE', një rrjet social inovativ që ka për qëllim përafrimin e publikut drejt jetesës të shëndetshme. Anëtarët e grupit studentor fitues do të kenë mundësinë të transformojne këtë ide në realitetin përmes fondit prej 600 Euro të financuar nga Universiteti Epoka dhe të dhënë  gjatë ceremonisë nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altin. Ekipi i dytë më i mirë është zgjedhur ‘Key Free’ anëtarët e ekipit fitues të së cilës siguruan një muaj stash pranë kompanisë Vodafone. Vendi i tretë fitues i takoi grupit që paraqiti idenë 'Vepro.al'.

"Tung ideve 'u organizua nga Klubi studentor Innovative Enterprises pranë Universitetit Epoka.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share