arrow

news

Tre tė diplomuar nga CEN marrin bursa PhD nga La Sapienza

November 7th, 2014

Tre tė diplomuar nga CEN marrin bursa PhD nga La Sapienza

Tre tė diplomuar nga CEN marrin bursa PhD nga La Sapienza

Tre të sapodiplomuar nga Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike janë pranuar në programin e doktoraturës së Inxhinierisë  Kompjuterike të La Sapienza me bursë të plotë. Erisa Terolli, Briland Hitaj dhe Enis Ulqinaku u regjistruan në universitetin tonë në vjeshtën e vitit 2009. Puna e tyre është shpërblyer me mundësinë për të vazhduar studimet e tyre PhD në një nga një universitet më prestigjioze.  Si Universitet jemi shumë të lumtur për ta, i përgëzojmë dhe kujtojmë studentëve të tjerë që paraardhësit e tyre kanë vendosur një nivel të lartë për ti arritur!

Erisa Terolli, Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike

Emri im është Erisa Terolli. Kam mbaruar Master në Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin Epoka në qershor 2014. Për momentin ndjek studimet e doktoratës nëUniversitetin  La Sapienza të Romës me një burse  të plotë ndërkombëtare.

Studimi në Universitetin Epoka është një nga përvojat më të frytshme që kam jetuar ndonjëherë. Epoka si një institucion, ka tejkaluar pritjet e mia, sepse unë kam gjetur jo vetëm profesorë profesionistë, por edhe njerëz te cilet përpjeken shumë për të na ndihmuar të ndërtojmë karrierën tonë në të ardhmen. Programet e zhvillimit të karrierës si praktika, mentorships dhe punët vullnetare të ofruara gjatë studimeve të mia më kanë ndihmuar shumë që të ndihem rehat me punën në ekip në një mjedis ndërkombëtar. Në ditët e sotme Unë jam duke punuar me një nga profesorët më të njohur në algoritme, Prof. Alessandro Panconesi, dhe kuptoj që eksperianca, ndërtuar gjatë studimeve bachelor dhe master tek  Epoka, është një fillim i mirë për të marrë sfidën e kërkimeve ndërkombëtare.

Pa dyshim, unë mund  të them se Epoka është mjedisi më i mirë akademik për një student që kërkon përkushtim, profesionalizëm dhe përsosmëri.
 

Briland Hitaj, Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike

Një paragraf ose dy nuk janë të mjaftueshëm për të përshkruar eksperiencën time tek Universiteti Epoka, mgjt do përpiqem te paraqes sa më tepër detaje që mundem. Unë e kam përfunduar si programin Baçelor ashtu edhe Masterin Shkencor në Inxhinieri Kompjuterike tek Universiteti Epoka. Aktualisht jam duke ndjekur studimet e doktoraturës (PhD) me bursë të plotë në Universitetin La Sapienza të Romës në fushën e Machine Learning të inkorporuar me IC Security nën udhëheqjen e një profesori të njohur siç është Luigi Vincenzo Mancini.

Kur ndiqja studimet tek Epoka, duhet të them se gjithmonë jam ndjerë që bëja pjese në një familje të madhe. Profesorët sëbashku me gjithë pjestarët e tjerë të stafit gjithnjë i kanë pasur dyert hapur dhe gjithnjë kanë qënë të gatshëm të na ndihmonin për çfarëdolloj problem. Dedikimi dhe vullneti i mirë i tyre ka kontribuar shumë në ndërtimin e profilit tim si profesionist si dhe si një person në radhë të parë. Imazhi i këtyre personave është i gdhendur në trurin tim se shembuj konkretë të dedikimit në punë dhe gjithashtu i personave që punojnë për ndërtimin e një shoqërie njerësish të aftë për të sjellë një të ardhme të ndritur për Shqipërinë dhe për botën.

Universiteti Epoka më ka dhënë mundësinë t’i testoj aftësitë e mia në rrethana të ndryshme. Kam pasur kënaqësinë të punoj si mentor në klubin e programimit (Programming Club), të jem senatori i klasës, këshilltar për klubin e aplikacioneve mobile (Mobile App Club) si dhe të bëj praktikën në një kompani italiane që merrej me zhvillimin e aplikacioneve për në rrjet. Gjithashtu, pas përfundimit të studimeve te ciklit Baçelor mu dha mundësia të punoj në zyrën e IT të universitetit, duke u përballur në këtë mënyre me një ambjent real pune dhe si rrjedhim të përmirësoja aftësitë e mia si zhvillues softëare dhe aftësitë e të punuarit në grup.

Besoj se çdo pikëz njohurie që kam marrë gjatë viteve tek Epoka do më hyjë në punë përgjatë studimeve të doktoraturës si dhe në karrieren time në të ardhmen gjithashtu. Do ftoja cilindo students që kërkon një ambjent miqësor për të studiuar dhe që dëshiron të shkëlqejë në të ardhmen të bëhet pjesë e familjes së Epokës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share