arrow

news

Trajnim mbi Programin Financa 5

April 18th, 2017

Trajnim mbi Programin Financa 5

Trajnim mbi Programin Financa 5

Që prej datës 1 prill 2017, Klubi i Financës në Universitetin “Epoka”, në bashkëpunim me Departamentin e Financë - Bankës, ka nisur zhvillimin e trajnimit gjashtë javor “Financa 5”. Përmes këtij trajnimi, në të cilin marrin pjesë mbi 100 studentë e pjesëtarë të stafit të Universitetit “Epoka” dhe jo vetëm, synohet aftësimi i pjesëmarrësve dhe përgatitja e tyre për tregun e punës. Në një formë krejt të veçantë, ky trajnim ndërthur bazat teorike të kontabilitetit me aftësitë praktike në përdorimin e programit kompjuterik “Financa 5”
“Financa 5” është një program i mirënjohur në fushën e kontabilitetit. Ky program përdoret gjerësisht për administrimin financiar të kompanive dhe lehtëson punën në regjistrimin e të dhënave ekonomike të vazhdueshme të kompanisë.
Në përfundim të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share