arrow

news

Thirrje pėr punime: Konferenca e 5tė Ndėrkombėtare mbi Studimet Evropiane (ICES'15):

January 20th, 2015

Thirrje pėr punime: Konferenca  e  5tė Ndėrkombėtare mbi  Studimet Evropiane (ICES'15):

Thirrje pėr punime: Konferenca e 5tė Ndėrkombėtare mbi Studimet Evropiane (ICES'15):

Thirrje për Punime:

Universiteti Epoka, në Tiranë, në partneritet me universitete të tjera nga vende të ndryshme, organizon Konferencën e 5 të Ndërkombëtare për Studime Evropiane (ICES'15). Konferenca e titulluar  "Perspektivat e integrimit në Bashkimin Evropian: Ballkani", do të mbahent më 6 dhe 7 Nëntor 2015 në Tiranë, Shqipëri.  Akademikë, studiues, profesionistë dhe studentë janë të ftuar që të dorëzojnë punime/ postera, projekte, propozime, dhe demonstrime për ICES'15. Konferenca do të mbahet në gjuhën Angleze. Ne rast se ka numer të mjaftueshëm prezantuesish që duan të prezantojnë punimet e tyre në gjuhën Turke dhe Shqipe, seancat do të organizohet në këto gjuhë.

Fokusi i Konferences

Shumica e vendeve të Ballkanit janë duke përjetuar një proces të vështirë të integrimit në BE. Ky proces i gjatë përfshin fushat sociale, ekonomike, politike dhe shumë lloje të tjera të reformave. Të gjitha këto  fusha të integrimit janë në fokus të Konferencës së 5të Ndërkombëtare për Studime Evropiane (ICES'15). Ndërsa këto fusha kanë qenë në vemendje për një kohë të gjatë, kjo konferencë ka për qëllim të promovojë një shkëmbim të ri ndërdisiplinor të ideve, njohurive, studimeve, informacionit  dhe rekomandime. Konferenca synon të lehtësojë shkëmbimet dhe komunikimin mes dijetarëve, profesionistëve dhe studentëve në të gjitha nënfusha kryesore të shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, sociologjisë, dhe tema të tjera të lidhura duke u fokusuar veçanërisht në perspektivat e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit.

 

Temat e Konferencës

1. Shkenca Politike: Qeverisja Lokale; Qeveritë; Ndërtimi i shtetit; Stabiliteti politik; Kultura politike; Partitë Sistemet Politike; Ligji dhe Rendi; Korrupsioni dhe Qeverisja; Zgjedhjet dhe Votimi; Dhuna Politike; Lidershipi dhe Qeverisja; Procesi i Tranzicionit Demokratik dhe Integrimi në BE; Normat dhe Vlerat Demokratike; OJQ-të dhe roli e tyre; Trafikimi Njerëzor dhe Krimi I Organizuar; Institucionet dhe Burokracia; Liria e Fjalës dhe Media; Media Sociale; Komunikimi; Rinia dhe Politika; Pjesëmarrja Politike/ Civile; Identiteti dhe Shtetësia; Pjesëmarrja politike; Përfaqësim dhe Manipulimi.

2. Marrëdhëniet Ndërkombëtare: Integrimi rajonal;  Siguria Rajonale dhe ajo e Brendshme; Nacionalizmi Rajonal; Marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit dhe BE-së; Roli i Historisë në Rajonin e Ballkanit; Zgjidhja e konflikteve; Bashkëpunimi dhe Ndërtimi i Paqes; Marrëdhëniet e Fqinjesise dhe Politika; Refugjatët; Liberalizimi i Vizave - Schengen; Globalizimi dhe Integrimi në BE; Rrjetet Nderkombetare, Kulturore, Politike, Fetare, Etnike; Migrimi dhe Politikat e Integrimit; Sfidat dhe Menaxhimi.

3. Konfliktet dhe Krizat: Konflikti i Kosovës, Maqedonas, Boshnjak dhe Integrimi në BE; Ndërtimi i Komunitetit dhe Shoqëria Civile; Ndërtimi i Kombit dhe Demokraci.

4. Ekonomi: Tranzicioni drejt kapitalizmit; Zhvillimi Ekonomik dhe Investimet; Tregtia dhe Financat; Inovacioni dhe Sipermarrja; Administrimi i Biznesit dhe Menaxhimi; Investimet e huaja; Tregtia Ndërkombëtare;  Politika Ndërkombëtare Ekonomike; Punësimi; Ekonomia e Krizave dhe Rimëkëmbja; Turizmi dhe Menaxhimi i Burimeve; Infrastruktura dhe Komunikimi; Menaxhim Biznesi, Menaxhimi i Burimeve; Marketingu; Kerkimi dhe Strategjia Marketing; Ekonomia dhe Biznesi Ekonomik; Financimi dhe Kontabiliteti; Ekonomia Publik dhe Financat; Sipermarrja e Brezit te dytë dhe te tretë; Bizneset e Emigranteve; Pjesëmarrja dhe Eksperienca ne Tregun e Punës, Integrimi I Banking-ut, Sherbimet  Financiare.

5. Sociologji: Sociologjia Politike; Politika sociale; Përgjegjësia Sociale; Çështje te tjera Kultura; Integrimi i Shoqërisë; Çështje qe lidhen me Besimin Fetar; Zhvillimi i Qëndrueshëm; Arsimimi; Psikologjia Sociale; Identiteti Etnik dhe Politika.

6. Temat te tjera: Çështje Mjedisore; Politika e Energjisë; Teknologjia dhe Zhvillimi; Policia dhe Krimi; Urbanizimi dhe Studimet Urbane; Diskriminimi, Ksenofobia; Familjet dhe Shtepia; Metodologjia kërkimore.

Tema të tjera që autorët mendojnë të arsyeshme dhe brenda qëllimit të kësaj konference janë të mirëpritura.

Data dhe afate të rëndësishme:

Abstraktet duhet të dorëzohen me e-mail ose përmes sistemit online jo më vonë se data 31 Mars 2015. Një reference e qartë mbi  autorin, përkatësine dhe kontaktet duhet të bëhet në një faqe të veçantë për të lejuar procesin e shqyrtimit të verbër. Vetëm autorët të cilëve do tu pranohet abstrakti do të njoftohen deri me 31 maj 2015. Afati për dorëzimin e punimeve të plota dhe regjistrimin do të jetë 30 Shtator 2015.

Për pyetje dhe informacione të mëtejshme:

Faqja zyrtare e konferencës: http://ices.epoka.edu.al/2015

Adresa Email: ices@epoka.edu.al

Tel: +355 42 232 086

         355 42 222 077/1190

         355 42 222 077/1314

Fax: +355 42 222 117

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share