arrow

news

Thirrje pėr aplikim: Programi i shkėmbimit – Pranverė 2014-2015

September 17th, 2014

Universiteti “Epoka” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një sër universitetesh të cilët gëzojnë reputacion dhe njohje ndërkombëtare. Qëllimi i marrëveshjeve në fjalë është realizimi i interesave reciproke si dhe nxitja dhe zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve veçanërisht në kuadër të ndërkombëtarizimit.  

Paralelisht me bashkëpunimin në kuadër të promovimit dhe lehtësimit të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe aktiviteteve të tjera, Universiteti Epoka ka edhe një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh të cilat parashikojnë shkëmbim të studentëve, duke u ofruar  këtyre të fundit mundësinë e pasjes së një eksperience nderkombëtare si pjesë e arsimimit të tyre.

Në mënyrë që të realizohet programi i shkëmbimit duhet që midis Universitetit “Epoka” dhe institucionit pritës të ketë një marrëveshje ekzistuese. Kohëzgjatja e programit të shkëmbimit është 1 semestër.

PERIUDHA E APLIKIMIT

Afati i përgjithshëm i aplikimit për shkëmbim gjatë semestrit të pranverës është 21 Nëntor, 2014.

Shënim: Disa nga universitetet tona partnere kanë vendosur afatet e tyre per studentët aplikant. Në mënyrë që të permbushët kërkesa e tyre, Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Epoka” do të procedojë këto aplikime para datës 21 Nëntor, 2014. Megjithatë, studentët do të informohen me anë të postës elektronike për çdo rast specifik.

 

KRITERET E APLIKIMIT

Çdo student i Universitetit “Epoka” ka të drejtë të konsiderohet si kandidat i mundshëm për programin e shkëmbimit të studenteve. Departamentet dhe Fakultetet përkatëse dhe Dekanati I Studentëve kanë autoritetin për të marrë vendimin për çdo kandidad.

Nëqoftëse një student dëshiron të konsiderohet si aplikant për programin e shkëmbimit , ai duhet të plotësoje kriteret si më poshtë:

  1. Studenti duhet të jetë në vitin akademik të dytë, të tretë, të katërt – për studentët e programve të integruara të ciklit të dytë te studimeve – në vitin e pestë të studimeve, studenti duhet të ketë gjithsej 60 ECTS dhe nuk duhet të jetë në semestrin e fundit të studimeve të tij;
  2. Studenti duhet të ketë mesatare cumulative të paktën 2.40 nga 4.00;
  3. Studenti duhet të plotësojë formularin e aplikimit (Formulari i aplikimit) dhe ta dorëzojë atë sëbashku me dokumentat e kërkuara nga Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare brenda afatit të shpallur.

Lista e dokumentave

  • Formulari i plotësuar
  • Transkripti akademik
  • Fotokopje e pasaportës ose e çertifikatës së lindjes
  • Formularin me lëndët e përzgjedhura të firmosur nga Këshilltari i Studentit
  • Formularin e aplikimit të universitetit partner dhe dokumentat e tjera plotësuese(që do të përcaktohen në varësi të rastit)

Dosja e aplikimit(hard copy) duhet të dorëzohet tek:

Alba GËRDECI

Zyra për Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Ndërtesa Kryesore, kati i dytë)

Telefon: +355 4 2232 086  Ext: 1114

 

*Për të marrë një vendimin mbi zgjedhjen e Universiteteve Partnere, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://iro.epoka.edu.al/cat-partner-universitete-1061.html

**Për informacione më të detajuara mbi rregulloren e programit të shkëmbimit të studentëve, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://epoka.edu.al/mat/regulations/regulation-për-nxënës-exchange.pdf

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share