arrow

news

Tė zėvendėsojmė plastiken me xhinse.

December 5th, 2014

Tė zėvendėsojmė plastiken me xhinse.

Tė zėvendėsojmė plastiken me xhinse.

“RECYCLE JEANS” është inisiativa më e re me të cilën u bashkuan dhe studentët e klubeve pranë Universitetit Epoka. Ideja është e thjeshtë: dhurohen xhinse të përdorura. Më pas një grup i vogël të punësuarish në këtë biznes social bën çanta me xhinset e përdorura. Implementimi ka nisur në qytetin e Tiranës, duke qenë qendra më e madhe urbane dhe me numrin më të madh të konsumatorëve dhe subjekteve të biznesit që përdorin qeset e plastikës. Mbështetur edhe nga Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Znj Nora Malaj, sot dhe Universiteti Epoka nisi të ricikloje.
Drejtuesit e projektit thonë që: minimalisht çdo familje në qytetin e Tiranës konsumon rreth 8-10 qese të madhësive te ndryshme në ditë me një total prej 240-300 copësh në muaj dhe me kosto rreth 200-300 lekë të reja në muaj. Kjo kosto u fshihet qytetarëve sepse nuk paraqitet në faturë pasi qesja nuk shitet veç. Në vazhdimësi projekti ka si objektiv të ndërmarrë një aksion që do mundësoje qeset plastike të ofrohen me pagese nga subjektet e ndryshme. Kjo do ti shtyjë njerëzit drejt përdorimit të çantave prej cope ose alternativave te tjera më pak ndotëse dhe të kushtueshme.
Kjo është vetëm pikënisja për Universitetin Epoka. Klubet studentore ‘ARKIspace’ dhe ‘Sensitive Society’ do ta ndjekin dhe do ta mbështesim projektin në vazhdimësi.
Për më shumë informacion dhe mënyrës sesi mund të perfshiheni ju lutem referohuni:
https://www.facebook.com/pages/Recycle-JEANS/744662942234563?fref=nf

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share