arrow

news

Takimi i tretė i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE

May 9th, 2017

Takimi i tretė i projektit Erasmus+  “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE

Takimi i tretė i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE

Takimi i tretë i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE, u zhvillua në datat 25-30 prill 2017 në Alborg dhe Esbjerg, Danimarkë. Partnerët nga Universiteti Aalborg në Danimarkë organizuan eventin katër ditor të projektit K-FORCE. Dy ditët e para të punës (25 dhe 26 prill) u zhvilluan  në kampsuin Aalborg, në qytetin Aalborg, ndërsa dy ditët e tjera të punës u zhvilluan në Kampusin Esbjerg, në qytetin Esbjerg. 
Gjatë ditës së parë (25 prill, Kampusi Aalborg), u diskutua mbi raportimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nevojat e tyre për Menaxhimin e Riskut në rast Katastrofash (DRM) dhe programe master mbi Inxhinierinë për Siguri në rast Zjarri (FSE) dhe rezultatet nga mësimet e nxjerra. Të gjitha institucionet partnere kontribuuan për realizimin e studimit. Gjithashtu, të gjitha universitetet partnere paraqitën prezantime të kurrikulës së programit të zhvilluar DRM & Master FSE, përfshirë pajisjen e laboratorëve bazuar në sistemin ICT. Gjithashtu, në raportin mbi tendencat e BE-së në programet e doktoratës DRM&FSE u prezantuan skema studimesh doktorature, përfshirë strukturën e programit, kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të studimeve të doktoraturës, kushtet për përzgjedhjen, detyrimet e studentëve gjatë studimeve të tyre (p.sh burimet njerëzore, laboratorë dhe kapacitete të tjera për kryerjen e kërkimit, çështje lidhur me kërkimin).
Programi i ditës së dytë (26 prill,  Kampusi Aalborg), nisi me prezantime mbi modalitetet e rëna dakord dhe strukturën e materialeve b-learning. Gjithashtu, u diskutua mbi mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve Master/Doktoratë në DRM & FSE (p.sh. të dhënat mbi kapacitetin profesional ekzistues në çdo vend, mundësitë për punësim, ndonjë kusht i veçantë, vërtetimet e përcaktuara me ligj). Gjatë ditës së dytë, u diskutua mbi modalitetet për stafin trajnues profesional, bashkëpunimin ndërmjet universiteteve-organizmave të industrisë dhe ato publik.
Programi i ditës së tretë (27 prill, Kampusi Esbjerg), nisi me vëzhgimin e zhvillimit të një leksioni në një programi master në Menaxhimin e Riskut dhe Sigurisë mbi Inxhinierinë e Sistemeve. Michael Faber (AAU), Linda Nielsen (AAU), Simona Miraglia (DTU)  dhe Sebastian Glavind (DTU) dhanë leksion në këtë ditë. Puna në grup kryhet sipas metodës Problem Based Learning (PBL). Pas prezantimeve të studentëve, drejtori i programit, Z. Anders Kristensen Schmidt na njohu me historikun dhe vizionin e programit. Pjesëmarrësit e K-FORCE u njohën me strukturën e programit, përmbajtjen dhe metodat didaktike. 
Gjatë ditës së fundit të vizitës studimore K-FORCE (28 prill, Kampusi Esbjerg), Prof. Michael Faber dha një leksion me temë Inxhinieria e Sistemeve, vijuar më pas me diskutime ndërmjet pjesëmarrësve të projektit K-FORCE.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share