arrow

news

Takimi i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Drejtorin Ekzekutiv tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė

October 27th, 2015

Takimi i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Drejtorin Ekzekutiv tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė

Takimi i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Drejtorin Ekzekutiv tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė

Më 27 tetor 2015, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Güngör Turan, zhvilloi një takim në mjediset e Universitetit me z. Lorenc Gjoni, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Amerikane.

Takimi u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit dypalësh me një theks të veçantë në ofrimin e mundësive të praktikave mësimore për studentët e Universitetit “Epoka” me rezultate të shkëlqyera, si dhe në lehtësimin e ndërveprimit ndërmjet anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe studentëve në fjalë me qëllim punësimin e tyre të mundshëm në të ardhmen.

Vendosja e një partneriteti të frytshëm bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Epoka” dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë u konsiderua nga të dy palët si thelbësore në forcimin e mëtejshëm të kapitalit njerëzor të Shqipërisë si një parakusht kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share